Këtë vjeshtë në dollapin tuaj duhet të keni... (Foto)

  • 08 November 2017 - 14:05
Këtë vjeshtë në dollapin tuaj duhet të keni... (Foto)

Këtë sezon trendët e modës janë fenomenalë, e disa gjëra kurrsesi nuk duhet t'ju mungojnë këtë vjeshtë në dollap.

Image

FUSTANET E THURUR

 Fustanet e thurur janë të pashmangshëm këtë vjeshtë. Duken mirë, retro, por përsëri janë seksi. Këto fustane rrinë shkëlqyeshëm në taka të larta. Shtoni edhe ndonjë çantë të bukur dhe do të dukeni në mënyrë fenomenale.

Image
Image

ÇIZMET SIPËR GJURIT

Te disa bukuroshe në internet janë të pashmangshme. Janë shumë femërore dhe në mënyrë fenomenale do të përshtaten pothuajse me secilën veshje. Vijnë në të gjitha ngjyrat.

Image
Image

MODA RETRO

 Moda retro gjithkund ishte e pranishme këtë vit, e as koleksionet vjeshtore nuk shmangen dot. Ekzistojnë shumë stile të ndryshme dhe të gjitha janë fenomenale, e shkaku i ndryshimit në koleksione ia vlen të pritet moti i ftohtë në to.

Image
Image
Image

FUSTANET KADIFE

 Materiali luksoz përsëri po kthehet këtë vjeshtë. Lehtë e hasim pothuajse kudo - në formë të pantallonave, bluzave, çizmeve - më shumë vëmendje do të ofrojnë fustanet nga materiali kadife.

Image
Image
Image

LËKURA

Kaq shumë mund të thuhet për lëkurën... ajo është kaq luksoze, e bukur dhe e rehatshme. Këtë vjeshtë do ta hasim pothuajse kudo, nga fustanet, çantat, këpucët. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për lëkurë të butë, natyrale apo artificiale, është shumë 'in'.

Image
Image
Image

ÇIZMET E SHKURTA ME TAKA

Çizmet e shkurta deri te kyçi i këmbës, me taka, janë diçka që secila femër duhet t'i ketë. Ky lloj i tyre është femëror dhe ofron dukje elegante. Vijnë në të gjitha ngjyrat e mundshme dhe dizajnet në mënyrë që t'i përshtaten veshjeve dhe dëshirave të atyre që i posedojnë.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image