"Tweed", materiali që duhet ta keni këtë sezon

  • 09 November 2017 - 08:42

Një nga dezenët më praktikë, më elegantë, është materiali 'tweed', (stof leshi). Ja cilat veshje me këtë material kurrsesi nuk duhet t'i anashkaloni, transmeton gazeta Kosova Sot.

 PALLTO

 Detajet prej stofit skocez nuk po vërehen më. Palltot me material "tweed" në ngjyrë të hirtë, të zezë dhe të kafenjtë me këta dezenë janë idealë për periudhë kalimtare, japin ndjenjën e sofistikimit dhe ndjenjës në stil. Mund të kombinohen me gjithçka, sidomos kur bashkohen me modelet me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

PANTALLONA

Veshja ideale vjeshtore për gardërobën e punës janë pantallonat 'tweed' me detaje me stof skocez dhe me ngjyra të dimrit. Zgjidhni modelin me rrudha, thjesht i kombinoni me bluzë me fyt me ngjyrë të zezë dhe mantel, këpucë të rrafshëta. Këto pantallona sjellin elegancën dhe freskinë në përditshmërinë monotone në punë.

FUSTANE

Dezeni "pepito" në muajt e ftohtë kthehet në derën e madhe të modës në variant të freskuar. Fustani i mesëm me linja të rrafshëta në ngjyrat e vërteta dimërore me detaje me materialin 'tweed' është përsosmëria për rastet formale dhe ato ditore. Visheni me bluzë të ngushtë apo bluzë me fyt, varësisht se për çka po përgatiteni.

(Kosova Sot)