Si ta identifikoni dietën e përsosur duke u shikuar në pasqyrë?

  • 09 November 2017 - 16:33
Si ta identifikoni dietën e përsosur duke u shikuar në pasqyrë?

Nëse keni dashur t'i hiqni kilogramët shtesë dhe keni vërejtur secilën dietë deri më tani, përgjigjja mund të fshihet në reflektim. Sipas nutricistëve dhe trajnerëve, mund ta kuptoni se cila është dieta e përsosur për ju duke u shikuar në pasqyrë. Thomas Eastham ka thënë për "Byrdie" se secila femër ka një nga tri llojet e trupit -endomorf, ektomorf dhe mesomorf. Thomas shpjegon se cilës kategori i takoni duke u shikuar në pasqyrë.

EKTOMORF

Image

 Lloji i trupit: Ky lloj i trupit në përgjithësi është i hollë dhe kanë figurë të vogël dhe strukturë të vogël të ashtit. Figura e tyre ngjason me të atletit dhe mund të hanë çfarë duan pa shtuar në peshë falë metabolizmit të tyre të shpejtë dhe tolerancës së tyre në karbohidrate. Shembulli më i mirë: Karlie Kloss ose Kate Moss.
Dieta për ju: Thomas rekomandon karbohidrate, proteina të moderuara dhe ushqim me pak yndyrë. Ai sugjeron 55 për qind karbohidrate, 25 për qind proteina dhe 20 për qind yndyrë.

MESOMORF

Image

Lloji i trupit: Ky lloj i trupit ka strukturë të mesme të ashtit dhe formë atleti. Pasi pëlqejnë të punojnë shumë, do të kenë masë të dobët me duar dhe këmbë të formuara mirë. Thomas shpjegon se figura e tyre ngjason me mundësit dhe ata që merren me gjimnastikë. 'Mesomorfët dominojnë me testosterone dhe rritje të hormoneve, që do të thotë se kanë muskuj dhe kanë një trup pa yndyrë', shpjegon ai. Shembulli më i mirë: Misty Copeland.
 Dieta për ju: Një ushqim i përzier funksionon te ky lloj i trupit me formulën prej 40 për qind karbohidrate, 30 për qind proteina dhe 30 për qind yndyrë.

 ENDOMORF

Image

 Lloji i trupit: Zonjat me këtë lloj të trupit kanë strukturë të madhe të eshtrave me përqindje më të lartë të trupit me yndyrë. Këto femra janë më pak aktive sesa llojet e tjera të trupit dhe e kanë më të vështirë të shkrijnë kaloritë, në vend të kësaj, kaloritë i ruajnë në formë të yndyrës. Si rezultat i kësaj, e kanë të vështirë të hanë shumë karbohidrate. Shembulli më i mirë: Khloe Kardashian.
 Dieta për ju: Ky lloj i trupit është më pak aktiv, kështu që dhjamin e tyre e përdorin si derivat për energjinë. Për më shumë, Thomas rekomandon ushqimin me 25 për qind karbohidrate, 35 për qind proteina dhe 40 për qind yndyrë.

(Kosova Sot)