< Po kthehen fillesat nga të 90-at - Femra - Kosova Sot
Po kthehen fillesat nga tė 90-at

Po kthehen fillesat nga tė 90-at

Ky cikli i trendëve me të vërtetë është diçka sa interesant po aq edhe i çuditshëm. Në shumicën e rasteve, të gjithë befasohemi kur para vetëm pesë apo gjashtë viteve kemi mundur të veshim diçka, e tani po kthehen tufat e flokut, të cilat ishin përqafuar nga yjet më të mëdha në fund të viteve të nëntëdhjeta dhe ishte diçka që femrat kishin vuajtur për to. Tashmë nuk e dimë nëse do të mbijetojnë edhe aq gjatë, por shpresojmë se me këtë stil të flokut nuk do të kthehen edhe pantallonat me bel të ulët. Flokët e trashë simetrikë dhe të valëzuar tashmë kanë fituar edhe një variant më 'modern' - atë në ngjyra. Disa femra fillesat e tyre i kishin ngjyrosur me ngjyrë të bardhë, ju kujtohet?

(Kosova Sot)

9 orë e 32 minuta më parë