Drejt nga pistat e modës, top-aksesorët për vjeshtën 2017

  • 10 November 2017 - 16:34
Drejt nga pistat e modës, top-aksesorët për vjeshtën 2017

Kohëve të fundit, teksa kemi shikuar trendët e modës për vitin 2017, kemi gërmuar edhe më shumë dhe jemi kujdesur që asgjë mos t''i shmanget syrit për vjeshtën e sivjetme. Natyrisht, ajo që është e domosdoshme ta ketë vëmendjen janë bizhuteritë, rripat, çantat që e plotësojnë dukjen tuaj 

Image

Për të gjithë juve që keni një stil prej një zonjës, ju propozojmë që stilin tuaj vjeshtor ta përmbushni me vënien e kapelës së preferuar. Bereta me stil francez ju dhuron hijeshi, e nëse vendosni të shtoni edhe një rrjetë, atëherë do të jeni të mbushur me hijeshi dhe stil.

Image

Këtë sezon në botën e modës kreator të shumtë kanë dëshmuar se çanta prej kashte është një nga prodhimet "must have", kur aksesorët janë në pyetje. Me të me siguri se nuk do të gaboni për të arritur stilin modest, e njëherësh edhe elegant. Siç e dini, çizmet kaubojsh këtë vjeshtë kishin një rikthim të madh në skenën e modës. Nëse ua hedhim një sy trendit që diktohet nga disenjatorët e njohur, lirisht mund të zgjidhni disa me ngjyra të zjarrta dhe me shkëlqim të fortë, e nëse dëshironi të dukeni edhe më elegante, shtoni edhe ndonjë fustan të bukur. 

Image

Nuk e dimë nëse e keni vërejtur këtë sezon se çizmet e tejdukshme të plastikës janë hit. Janë ideale për motin me shi në kombinim me ndonjë fustan të shkurtë, e për praninë e tyre në skenë përgjegjës është "Chanel". Nëse jeni adhuruese e stilit sportiv, atëherë së paku një palë foto si këto atlete nga lart në foto duhet t'i keni. Pos se do t'i mbani për ushtrime, mund të jenë edhe ideale për t'u shëtitur në ditët me diell vjeshtor. Mushama për çantën tuaj është përfundimisht aksesori i duhur që ka mahnitur të gjithë adhuruesit e modës. Demna Gvasalia është kreator mode për këtë. Po ashtu, edhe detajet nga filmat vizatimorë janë imperativë, e këtë e ka sjellë brendi i njohur "Prada". 

(Kosova Sot)