Glicerina, përbërës që bën çudinë me lëkurën tuaj

  • 29 July 2015 - 11:39
Glicerina, përbërës që bën çudinë me lëkurën tuaj

Vendosni glicerinë në lëkurë dhe për dhjetë ditë do t’i shihni rezultatet e hatashme.  Thembrat do të marrin ngjyrën e bukur të butë, përderisa thonjtë shkëlqimin. Nëse në shtëpi e gjeni një shishe glicerinë, mos e hidhni, mund ta përdorni për shumëçka. Po ashtu, është shumë lehtë ta gjeni në treg. Përdorimi i saj është i gjerë, e po ashtu edhe në ndërtimin e veprave artistike. Glicerina mund t’ju ndihmojë në situata të papritura, e do t’jua kursejë kohën dhe të hollat. Është e mirë për shëndet, bukuri por edhe rregullim të shtëpisë.

Glicerinë për flokë

Shtoni disa pika glicerinë në shampon, për secilën larje dhe pas shumë pak kohe do t’i shihni rezultatet. Flokët do të jenë më të hidratuar dhe më të butë. Regjeneratori për flokë nuk do t’ju nevojitet më. Glicerinën mund ta shtoni edhe në maskat për flokë.  

Glicerinë për duar

Shumë kremra përmbajnë pikërisht glicerinë, sepse shpëton lëkurën nga thatësia dhe pëlcitja. Nëse keni lëkurë të thatë dhe të pëlcitur në duar, atëherë në ato vende të vogla shtoni pak glicerinë. Rezultatet e mira janë të pashmangshme.

Glicerinë për lëkurën e fytyrës

Në industrinë e kozmetikës glicerina tash e një kohë të gjatë përdoret dhe është mjaft e popullarizuar midis prodhuesve.  Njëra ndër “fuqitë magjike” të saj është se shumë shpejt e thith lagështinë dhe e ruan atë. Vendoseni në fytyrë, lëkura nuk do ta absorbojë, por nga glicerina do ta krijojë një shtresë të padukshme, e cila tërheq molekulat mikroskopike të ujit në ajër dhe kështu e hidraton lëkurën.

Glicerinë për shputa të pëlcitura

A keni lëkurë të ashpër? Nëse po, atëherë përdoreni glicerinën. Është ilaç i shkëlqyeshëm për thembra të pëlcitura. Vendosni glicerinë në lëkurë dhe për dhjetë ditë do t’i vëreni rezultatet. Thembrat do të kenë ngjyrë të bukur, përderisa thonjtë do të kenë shkëlqim të bukur.

Pastrojini njollat e rënda!

Për sa i përket rolit të tij në shtëpi, ju ndihmon në pastrimin e njollave. Për shembull, nëse prekni bluzat me manaferra, atëherë rrobat për një orë i mbani në glicerinë, e më pas i shpëlani me ujë të njelmët. Po ashtu, do ta keni të lehtë t’i pastroni njollat e kafesë apo të çajit. Rrobat t’i pastroni atëherë kur shenja të ketë marrë ngjyrën e verdhë. (Kosova Sot)