Mjeshtëria kineze e leximit të shuplakës së dorës

  • 14 November 2017 - 17:20
Mjeshtëria kineze e leximit të shuplakës së dorës

Ekzistojnë katër tipa, zbulojeni cilin tip të shuplakës së dorës e keni dhe çka do të thotë kjo. Edhe leximi kinez i shuplakës së dorës bazohet në parashikimin e së ardhmes. Disa përdorin vetëm dorën dominuese për leximin e fatit, derisa të tjerët thonë se duhet të lexohet nga të dyja duart, e më pas duke i krahasuar karakteristikat, transmeton gazeta Kosova Sot. Ky lexim i shuplakës ndahet në katër tipa

SHUPLAKAT E DHEUT

 Shuplakat e dheut janë të gjera, me formë katrore, me lëkurë të fortë, apo të ashpër dhe kanë ngjyrë të errët. Gjatësia e shuplakës është e barabartë me gjatësinë e gishtave. Personat me këtë tip të shuplakave janë stabilë, të mençur dhe të kujdesshëm. Iu pëlqen natyra dhe aktivitetet në ajër të freskët. Megjithatë, shëtitja është mënyra më e shpejtë për t'i mbushur bateritë.

SHUPLAKAT E UJIT

Shuplakat e ujit janë të shkurtra, ndonjëherë me formë ovale, me gishta të gjatë. Shuplakat e këtyre njerëzve janë më të gjera sesa të gjata, me gishtat e gjatë sa edhe shuplaka. Disa prej personave me këtë lloj të shuplakave janë entuziastë deri në ekstrem.

SHUPLAKAT AJRORE

 Shuplakat ajrore janë kënddrejta, apo katrore, me gishta të gjatë dhe me nyje të ngushtë. Gjatësia e shuplakës zakonisht është ekuivalente me gjatësinë e gishtave dhe mund ta kenë lëkurën e tharë. Personat me këtë lloj të shuplakës janë shkencëtarë dhe oratorë të mirë. Janë të ngarkuar me të menduar, prandaj janë të prirë ndaj stresit.

SHUPLAKAT E ZJARRTA

Shuplakat e zjarrta kanë formë katrore, apo drejtkëndore, lëkurën e kanë të kuqërremtë dhe kanë gishta më të shkurtër. Gjatësia e shuplakës është më e madhe sesa gjatësia e gishtave. Personat me këtë tip të shuplakave janë entuziastë, të vendosur dhe të përparuar. Shpesh lodhen edhe pa bërë ndonjë punë të madhe, e ndonjëherë mund të kenë edhe ankth. Por, disa persona me këtë lloj të shuplakave janë të pavarur, pionierë në gjithçka dhe janë tepër entuziastë.

(Kosova Sot)