ZBUTNI FLOKËT TUAJ ME KËTË MASKË NATYRALE

  • 17 November 2017 - 16:58
ZBUTNI FLOKËT TUAJ ME KËTË MASKË NATYRALE

Fuqia zbutëse e avokados bashkohet me mjaltin dhe vajin e ullirit për ta krijuar një maskë flokësh që transformon flokët tuaj të brishtë e të thatë në flokë të butë e me shkëlqim. E, për t'ju ndihmuar në procesin e transformimit të flokëve tuaj më poshtë ua kemi sjellë recetën për këtë maskë çudibërëse.

NJË AVOKADO E PJEKUR;

1-2 lugë gjelle mjaltë; 3-5 lugë gjelle vaj ulliri. Shtypeni mirë avokadon dhe përzieni me mjaltë dhe vaj ulliri. Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të njëtrajtësohen dhe përzierjen e fituar aplikojeni në flokë, nga rrënjët deri tek maja e tyre. Lëreni maskën që ta kryej punën e vetë për 30 deri në 60 minuta, para se t'i pastroni flokët mirë. 

(Kosova Sot)