Kthejani fytyrës shkëlqimin me dy maka natyrale

  • 18 November 2017 - 08:04
Kthejani fytyrës shkëlqimin me dy maka natyrale

Ushqimi i rëndë e i dëmshëm, konsumimi jo i mjaftueshëm i lëngjeve, temperaturat e ulëta, ajri i thatë në hapësirat e ngrohta, ndikojnë në dukjen e lëkurës. Mos u brengosni, situatën mund ta përmirësoni me ndihmën e dy maskave natyrale që lëkurës ia kthejnë shkëlqimin. Përgatiten lehtë në kuzhinë, e njërën mund ta provoni që sonte.

Maskë nga jogurti dhe kivi;

- 1 kivi (për vitamina C);

 - 2 lugë jogurt (hidraton lëkurën);

- gjysmë portokalli të shtrydhur (antioksidues);

- 1 lugë vaj ulliri (qetëson).

 Kivin e qëroni dhe ia thoni lëngun e portokallit, jogurtin dhe vajin e ullirit dhe përzieni mirë. E lini të qëndrojë për 15 minuta dhe e aplikoni në fytyrë. Pas 20 minutave e shpëlani me ujë të vakët.

Maskë me avokado dhe mjaltë - gjysmë avokado (për vitamina C);

- 1 lugë jogurt (qetëson lëkurën);

 - 1 lugë mjaltë (kthen shkëlqimin dhe lagështinë lëkurës);

 - lëngun nga gjysmë limoni (pastron poret).

Shtypni avokadon dhe ia shtoni jogurtin, mjaltin dhe lëngun nga limoni dhe i përzieni mirë. E aplikoni në fytyrë dhe e lini për 15-20 minuta, e shpëlani me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot)