Kirurgu zbulon cilat janë format më të kërkuara të vetullave

  • 19 November 2017 - 07:45
Kirurgu zbulon cilat janë format më të kërkuara të vetullave

Që kur Cara Delevingne dhe vetullat e saj si shtëllungë u shfaqën në skenë, vetullat janë shndërruar në një biznes të madh. Sikurse stili juaj i flokut, forma e vetullave mund të theksojë gjithë fytyrën. Dhe tani kirurgu Harley Street ka shpalosur disa nga format më të dëshiruara të vetullave -e disa munden edhe t'ju befasojnë.

Image

Shumica e femrave duan një formë të butë të linjave të vetullave të tyre si ylli i filmit "Tomb Raid". Bëhet fjalë për Jolie, 42 vjet, sepse i hasim te shumica e femrave.

Forma e dytë më popullore e vetullave është ajo e Kate Moss, 43 vjeçe, dhe këngëtares Rihanna, 29 vjeçe - ku ka një hendek midis syve dhe vetullës.

Image
Image

Forma e tretë më e dëshiruar e vetullave janë vetullat me hark si të modeles Gisele Bundchen, 37 - shihen si elegante dhe shumë të sofistikuara. 

Image

Forma e katërt më e kërkuar e vetullave janë vetullat me hark të rrëpirë si te Beyoncé, 36 vjeçe, pastaj i hasim edhe te Taylor Swift, 27 vjeçe, dhe te Gwen Stefani, 48, që bëjnë fytyrën të duket më e dalluar, më e veçantë.

Image
Image
Image

Forma e pestë më e dëshiruar janë vetullat e trasha natyrale që i hasim te supermodelja Cara dhe aktorja Keira.

Image
Image

Formë paksa më pak e dëshiruar e vetullave janë vetullat e holla natyrale të bukuroshes Charlize Theron, 42 vjeçe - që ishin bërë të famshme në vitet 1990 nga e famshmja Pamela Anderson, tashmë 50 vjeçe. Një formë tjetër e vetullave që ju mungon karakteri dhe pothuajse janë krejt të rrafshëta janë ato të Dukeshës së Kembrixhit, 35 vjeçe dhe aktores që ka fituar një Oskar, Natalie Portman, 36 vjeçe.

Image

 

(Kosova Sot)