Po vjen jargavani nga pistat e pranverës së ardhshme me yjet, si: Jessica Biel dhe Poppy Delevingne

  • 20 November 2017 - 08:50
Po vjen jargavani nga pistat e pranverës së ardhshme me yjet, si: Jessica Biel dhe Poppy Delevingne

Ngjyra pink e kishte mileniumin e vet, por ngjyrë e re po vjen dhe do të jetë diçka që duhet ta keni: jargavani. Forma e butë është shfaqur në pistat për pranverën e vitit që po vjen, përfshirë disenjatorët Victoria Beckham, Dries van Noten dhe Michael Kors. Qoftë në një fustan, triko apo xhemper të thurur, jargavani është dëshmuar se do të jetë ngjyra e sezonit të ardhshëm.

Image
Image
Image

Por, yjet si Gigi Hadid dhe Jessica Biel tashmë po theksojnë ngjyrën. Gigi kishte ndaluar te 'The Today Show' në Nju- Jork së fundmi duke veshur një fustan nga Nina Ricci ngjyrë livande. Modelja 22 vjeçe e kishte kombinuar atë me taka retro "Prada". 

Image

Aktorja e 'The Sinner' Jessica Biel kishte marrë pjesë te "NBCUniversal's Press Junket" për "Beauty & Essex", e veshur me një komplet pantallonash me ngjyrë livande nge disenjatori libanez Zuhair Murad. 

Image

Poppy Delevingne kishte marrë pjesë te "Bottega Veneta's 'The Hand of the Artisan Cocktail Dinner" veshur një fustan të shkurtë "Bottega Veneta". Veshja me ngjyrë jargavani vjen nga koleksioni i brendit Italian pranverë/verë 2018.

Image
Image
Image

Jargavani shpeshherë është konsideruar si ngjyrë për të moshuarit, diçka që gjyshet tona e veshin. Për t'u dukur moderne, konsideroni të vishni nuanca të tilla nga koka e deri te thembrat. Po pra, një veshje të tërë me ngjyrë jargavani, aksesorë modest dhe do të lini përshtypje.

Image

(Kosova Sot)