Modelet e këpucëve që i bëjnë këmbët të duken më të gjata

  • 21 November 2017 - 08:32
Modelet e këpucëve që i bëjnë këmbët të duken më të gjata

Nuk ka asgjë më të mirë sesa këpucët të cilat përshtaten me linjën tonë, apo jo? Atë që të gjitha ne ëndërrojmë, janë këmbët e gjata dhe të bukura, e këpucët e mira luajnë rolin kryesor për këtë efekt. Nëse keni menduar se çizmet deri mbi gjunjë ua bëjnë këmbët që t'iu duken më të gjata, ju themi se e keni gabim. Ja disa modele të tjera, që e arrijnë këtë efekt, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

Këpucët deri te zogjtë e këmbëve

 Edhe pse thuhet se këpucët e tilla i rrinë mirë vetëm një numri të vogël të femrave, nëse kombinohen me mend, atë po ashtu mund t'i bëjnë këmbët tuaja që të duken më të gjata. Më së miri do të duken të kombinuara me pantallona "cropped" ku, për një efekt më të mirë, vendosni pantallonat mbi çizme!

Image

 

Mokasinet

 Mokasinet i bëjnë këmbët që të duken më të gjata meqë thuajse ngjiten me lëkurë. Për më tepër, modelet me taka të larta si dhe me majë të mprehtë, mund ta maksimalizojnë këtë efekt!

Image

 

Këpucët ngjyrë lëkure

Këpucët me taka, që kanë ngjyrë sa më të ngjashme me atë të lëkurës tuaj, do ta arrijnë efektin më të madh në 'zgjatjen' e këmbëve, meqë 'shkrihen' me lëkurën dhe nuk e 'ndërpresin' linjën e këmbëve tuaja.

Image

 

Këpucët me rripa

Këpucët me rripa rreth zogjve të këmbëve vizualisht i bëjnë këmbët që të duken më të shkurtra, por për këtë shkak, këpucët me taka me rripa që kryqëzohen përpara, për shkak të linjave diagonale, ndikojnë në zgjatjen vizuale të këmbëve.

Image

 

Këpucët me majë

 Cilido qoftë prej modeleve të këpucëve me majë, me apo pa taka, ndikojnë në zgjatjen vizuale të këmbëve. Përpos kësaj, këpucët me majë janë në modë, të popullarizuar dhe tepër elegante.

(Kosova Sot)