Tri maska për fytyrë gjatë ditëve të ftohta

  • 21 November 2017 - 14:53
Tri maska për fytyrë gjatë ditëve të ftohta

Era, ajri i thatë, ftohtësia, si dhe dëbora, nuk janë edhe aq miq të mëdhenj të lëkurës së fytyrës, prandaj shpesh lëkura bëhet e thatë dhe e ndjeshme ndaj irritimeve. Por, ajo që është mirë, është se ka mënyrë për ta parandaluar këtë, me kujdes adekuat. Nëse doni që t'ia ktheni lëkurës shkëlqimin, pengojeni çarjen e saj. Në vazhdim ua preferojmë tri maska natyrore për kujdes ndaj lëkurës së ndjeshme, të yndyrshme dhe të dehidruar gjatë ditëve të ftohta. Është koha që rutinën tuaj të bukurisë ta pasuroni me përbërës natyrorë. Shikoni propozimet në vijim, në pajtim me karakteristikat e lëkurës tuaj dhe me manifestimet gjatë ditëve të ftohta.

MASKA ME MJALTË DHE LIMON PËR LËKURË TË YNDYRSHME DHE TË KOMBINUAR

3 lugë supe mjaltë

1 lugë supe të lëngut të limonit

Përzieni përbërësit e më pas vendosni në lëkurën e pastruar më parë. Maskës i duhen 20 minuta për të ndikuar, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Lëkura e kombinuar dhe e yndyrshme po ashtu kërkon kujdes hidratues, prandaj kombinimi i limonit dhe mjaltit është ideal për këtë tip të lëkurës. Mjalti ia jep lëkurës së fytyrës lagështinë e nevojshme dhe e ushqen atë, derisa limoni, duke pasur parasysh sasinë e vitaminës C, e pastron më tej dhe rregullon sekretimin e yndyrës.

MASKA ME BANANE DHE AVOKADO PËR LËKURË TË THATË DHE TË NDJESHME

1/2 avokado të pjekur mirë

1 banane

1 lugë supe mjaltë

Në një enë ndrydheni një banane dhe avokado, shtojeni mjaltin dhe përzieni derisa ta fitoni një maskë unike. Maskën vendoseni në lëkurë të fytyrës, të cilën më parë e keni pastruar dhe larë me ujë të ngrohtë, me qëllim të hapjes së poreve të saj. Tretmanit i duhen 10 minuta për të vepruar, ku më pas lëkurën e pastroni me ujë të vakët. Lëkura që është e prirë ndaj irritimeve, sikur skuqja, qerosja dhe çarja, gjatë ditëve të ftohta duhet t'i nënshtrohet një kujdesi shtesë. Maska që e kemi propozuar është ideale për këtë problem, për shkak të përbërësve të saj. Avokado është i pasur me proteina dhe vitamina A, E dhe B, të cilat e ushqejnë dhe e hidratojnë lëkurën dhe, çka ka më shumë rëndësi, e mbrojnë nga ndikimi i faktorëve të jashtëm që shkaktojnë irritacion. Këta përbërës, të shoqëruar me elementet ushqyese, sikur që janë banania dhe mjalti, maskën e propozuar e bëjnë ideale për kujdes ndaj lëkurës së thatë dhe të ndjeshme gjatë dimrit.

MASKA ME JOGURT DHE ALOE VERA PËR LËKURË TË DEHIDRUAR

2 lugë supe me jogurt grek

 1 lugë supe shurup agave

1 lugë aloe vera organike

Të gjithë përbërësit përzieni mirë, e më pas vendosni në lëkurën më parë të pastruar, duke i lënë që të veprojnë për 20 minuta deri në një orë, varësisht se sa të dehidruar e keni lëkurën. Pas tretmanit, shpëlajeni maskën me ujë të vakët. Problemi i lëkurës së dehidruar është sidomos i theksuar gjatë ditëve të ftohta, për shkak të faktorëve tanimë të përmendur. Kur është e dehidruar, lëkura e humbë elasticitetin dhe shkëlqimin rinor, e rrudhat e imta rreth syve bëhen më të theksuara. Ju themi se kjo nuk d.m.th. se lloji juaj i lëkurës është i tillë, por se është 'e etur'. Këtu në skenë del jogurti, meqë përmban lipide dhe thartira të qumështit, të cilat e hidratojnë lëkurën dhe e bëjnë më të butë dhe më elastike. Aloa vera po ashtu e qetëson dhe e hidraton lëkurën, prandaj këta dy përbërës janë më se të qëlluar kur flitet për trajtimin e lëkurës së dehidruar dhe të çara.

(Kosova Sot)