Grimerja e Jennifer Lopez-it këshillon: Katër gabimet që i bën secila femër

  • 22 November 2017 - 08:47
Grimerja e Jennifer Lopez-it këshillon: Katër gabimet që i bën secila femër

Grimerja, e cila punon me yjet e njohura, si Jennifer Lopez, thotë se shumica e femrave bëjnë gabime kardinale, kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës. Ajo shton se ndryshimet e vogla mjaftojnë që lëkura të jetë mjaftueshëm e pastër dhe t'i kthehet shkëlqimi, transmeton gazeta Kosova Sot.

NUK E PASTRONI FYTYRËN SI DUHET

Nëse qumështi për heqjen e grimit nuk pastrohet si duhet, ajo depërton thellë në lëkurë. Kështu, poret bllokohen, e po ashtu shkatërrohet edhe niveli i pH-së. Në mbrëmje gjithnjë të gjitha shenjat e ndotjeve dhe papastërtive, e më pas edhe herën e dytë pastroni fytyrën.

 ANASHKALOJENI LOSIONIN

Ky është edhe një nga elementët e rëndësishëm të kujdesit ndaj fytyrës. Toniku vë ekuilibrin dhe heq mbetjet e preparateve për largimin e grimit dhe papastërtitë.

GRIMI I TEPËRT

Tashmë vajzat në të njëzetat shumë më tepër aplikojnë grim, shtresa të pudrës së lëngshme, hije, theksues, e kjo me gjasë e dëmton lëkurën, sepse aty grumbullohen shumë papastërti. Me rëndësi është ta hiqni krejt grimin dhe të bëni një piling të butë. Grimi i tepërt i bllokon poret dhe shkakton shfaqjen e puçrrave.

MOS I ANASHKALONI DISA HAPA TË RËNDËSISHËM

 Porsa të arrini në shtëpi, gjëja e parë që duhet të bëni është të hiqni papastërtitë dhe mbetjet e tjera nga ndotjet e ambientit, e vetëm kështu e mundësoni pastrimin e lëkurës. Kur të shkoni në shtrat, përdoreni kremin hidratues, që depërton thellë në lëkurë dhe nxit lëkurën të punojë më mirë.

(Kosova Sot)