E dimë cilët buzëkuqë do të jenë më popullorë këtë sezon

  • 23 November 2017 - 09:14
E dimë cilët buzëkuqë do të jenë më popullorë këtë sezon

Jua bëjmë me dije që buzëkuqit pa shkëlqim t'i paketoni diku, sepse po kthehet trendi i bukurisë që buzët i vë në plan të parë dhe 'kërkon' sa më shumë shkëlqim. Me gjasë ju kujtohet kur para dhjetë vjetëve me vete keni mbajtur shkëlqim dhe e keni plotësuar shkëlqimin, sepse buzët "glossy" ishin shumë ët kërkuara. Me sa duket artistët e grimit e kanë kuptuar se buzët e thata pa shkëlqim, edhe pse duken bukur, nuk janë më të mirat dhe kanë vendosur që t'ia japin edhe një mundësi trendit të vjetër. Beyonce nuk ka hezituar dhe midis zonjave të para të njohura e ka sjellë këtë trend retro, por edhe italiani i njohur Giambattista Valli në Javën e Modës në Paris u ka treguar modeleve se buzëkuqit e thatë po harrohen. Merrni një laps në ngjyrën e shkëlqimit të preferuar dhe vetëm nevojitet të aplikoni më shumë shkëlqim për të pasur një dukje sikur Beyonce.

(Kosova Sot)