Reduktoni madhësinë e poreve tuaja me këto 5 ilaçe natyrale

  • 23 November 2017 - 15:56
Reduktoni madhësinë e poreve tuaja me këto 5 ilaçe natyrale

Pos se reduktojnë madhësinë e poreve, këto përgatitje natyrale po ashtu janë të përsosura për kontrollimin e prodhimit të yndyrës në fytyrë, parandalojnë aknet dhe heqin qelizat e vdekura nga lëkura.

LOSIONI NGA SHERBELA

Image

Sherbela përmban veti kundër inflamacioneve. Pos se redukton madhësinë e poreve të hapura, pastron papastërtitë dhe parandalon aknet.

Përbërësit:

• 1 lugë sherbelë,

• 1 gotë ujë.

Përgatitja:

• Shtojeni sherbelën në një gotë me ujë të vluar.

 • Le të qëndrojë për 15 minuta.

 • Më pas, kullojeni lëngun dhe e lini në frigorifer për 2 orë.

Si ta aplikoni:

• Kur të jetë ftohur, e hidhni në fytyrë.

 • Përdoreni 2 herë në ditë, çdo ditë.

MASKË ME ARGJILË

Image

Kjo maskë është e pasur me minerale dhe antioksidues. Argjila është produkt natyra, që lufton yndyrën tepricë në fytyrë.

Përbërësit:

• 2 lugë argjilë të bardhë ose të gjelbër,

• 1 lugë ujë trëndafili,

• 6 lugë ujë të ngrohtë.

Udhëzimet:

• Derdhini të gjithë përbërësit në një enë.

• I përzieni derisa të fitoni një pastë.

 Si ta përdorni:

 • Shpërndajeni maskën në fytyrë, sidomos në zotën e njohur si zona 'T'. E lini të veprojë për 20 minuta.

• E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni tretmanin 2 herë në javë.

 PASTRUESI ME BAJAME

Image

Tretmani me pastrimin me miell të bajameve është një alternativë në luftimin e poreve të mëdha, njollave të zeza në fytyrë dhe heqjen e qelizave të vdekura nga fytyra.

Përbërësit:

• 1 lugë miell të bajameve,

• 3 lugë mjaltë organik.

 Udhëzimet:

• Miellin e bajameve e derdhni në një enë dhe e përzieni me mjaltin organik për një pastë të trashë.

 Si ta përdorni:

 • Aplikojeni maskën në fytyrë me lëvizje të buta qarkore.

• E lini të veprojë për 20 minuta e më pas e shpëlani.

 • Përsëriteni 2 deri 3 herë në javë.

 TRETMANI ME PORTOKALL DHE TË BARDHAT E VEZËS

Image

Duke kombinuar portokallin me të bardhat e vezës, do të fitohet një pastrues natyral, i përsosur për të gjitha ato që vuajnë nga poret e mëdha.

Përbërësit:

• 1 të bardhat e vezës,

• 1 lugë portokall.

Udhëzimet:

• Përzieni të bardhat e vezës me portokall.

Si ta përdorni:

 • Shpëlajeni në fillim lëkurën me ujë të ngrohtë. Më pas e aplikoni tretmanin.

 • Mbuloni fytyrën, me përjashtim të syve dhe buzëve. E lini të veprojë për 30 minuta.

 • Shpëlajeni më pas, përsëriteni 2 herë në javë.

 PASTRUESI ME DHALLË DHE SHEQER

Image

 

Kjo maskë ka mundësinë e pastrimit dhe heqjes së qelizave të vdekura nga lëkura dhe mbetjet që bllokojnë poret. Kjo maskë ndikon që poret e mëdha në lëkurën tuaj të duken më mirë.

 Përbërësit:

• 4 lugë dhallë,

• 1 lugë sheqer të trashë.

 Udhëzimet:

 • Përbërësit i vendosni në një enë dhe i përzieni mirë.

Si ta përdorni:

• Maskën e aplikoni në krejt fytyrën tuaj duke përdorur lëvizje të buta qarkore.

• E lini të veprojë për 20 minuta dhe e shpëlani.

• Përdoreni këtë tretman 2 ose 3 herë në javë.

(Kosova Sot)