VESHJA MË TËRHEQËSE E SEZONIT

  • 25 November 2017 - 08:28
VESHJA MË TËRHEQËSE E SEZONIT

Shumë femra nuk guxojnë ta provojnë. Komplimente të tilla nuk ka pasur asnjë xhaketë deri më tani. Por palltot 'Vinili' definitivisht mund të përshkruhen si veshjet më seksi, e për këtë do t'ju bindin edhe shumë modele me veshjet e tyre nga 'Instagram'-i. Palltot prej "plastike" janë një nga trendët udhëheqës të sezonit, por përkundër kësaj janë të rezervuara vetëm për damat që kanë besim në veten e tyre dhe ato me ndikim. E zonja të tilla natyrisht se ka pak megjithëse ka shumë të tilla që me palltot nga 'Vinili' kanë vërshuar rrugët dhe rrjetet shoqërore, sidomos tani kur disenjatorët kanë ofruar edhe shumë modele të ndryshme dhe shumë të rehatshme. Por arsyeja përse zonjat dorëzohen para një trendit kaq të rëndë- sishëmsi ky është se dinë t'i kombinojnë me pjesën tjetër të veshjes. Në fakt, nuk është aspak e komplikuar dhe vlejnë të njëjtat rregulla sikurse edhe me materialet prej lëkure. Pallton e tilla më së shpeshti kombinohen me veshjet bazë, sepse vetvetiu kanë shumë efekt. Ajo që duhet shmangur është kombinimi i vinilit me vinil. 

(Kosova Sot)