7 ngjyra të buzëkuqve nga revytë e modës

  • 30 July 2015 - 15:04
7 ngjyra të buzëkuqve nga revytë e modës

Nëse keni vendosur të blini buzëkuq të ri, pse të mos i provoni buzëkuqtë të cilët janë parë më së shpeshti nëpër revytë e modës për këtë pranverë? Javët e modës nuk na tregojnë vetëm si të vishemi, ato tregojnë shumë edhe për llojet e grimit që duhet të përdorim. Buzëkuqtë të cilët i kemi renditur më poshtë, kanë qenë ndër më të përdorurit nëpër revytë e ndryshme të modës

1. Ngjyra e portokalltë vezulluese

Njëra nga ngjyrat më të përdorura nëpër revytë e kësaj pranvere ka qenë ngjyra e portokalltë. Përdorimi kaq i shpeshtë i ngjyrës së portokalltë i ka bërë shumë njerëz të mendojnë nëse ngjyra e portokalltë është e kuqja e re. Ndonëse ngjyra e portokalltë nuk mund ta zëvendësojë në tërësi ngjyrën e kuqe sa u përket buzëkuqve, ajo do të gjejë përdorim të madh gjatë tri stinëve të ardhshme.

Image

2. Ngjyra vjollcë

Të gjitha adhurueset e ngjyrës vjollcë me siguri janë gëzuar shumë kur kanë dëgjuar që ngjyra e tyre e preferuar do të jetë një ndër ngjyrat më të përdorura për këtë pranverë. Ngjyra vjollcë nuk ka munguar pothuajse në asnjë nga revytë e modës të cilat janë mbajtur për këtë pranverë, dhe, më e rëndësishme, modelet shkëlqenin me buzëkuqtë me këtë ngjyrë.

Image

3. Ngjyra bezhe

Dukja natyrale ka qenë një tjetër trend i madh që është vërejtur për këtë pranverë. Markat e njohura për prodhimin e buzëkuqve kanë nxjerrë në shitje seri të buzëkuqve me ngjyrë bezhe. Përzgjidhni me kujdes nuancën e cila përshtatet me ngjyrën e lëkurës suaj dhe shkëlqeni duke u dukur shumë natyrale.

Image

4. E kuqja klasike

Ndonëse ngjyra e portokalltë ka shkëlqyer nëpër revytë e modës, kjo nuk do të thotë që ngjyra e kuqe nuk është paraqitur fare. Disa nga shtëpitë e modës i kishin qëndruar besnik ngjyrës së kuqe, e cila tash e sa kohë është trend i stinëve të nxehta dhe si duket nuk do të largohet lehtë nga vendi i saj.

Image

5. Ngjyra rozë e zbehtë

Edhe buzëkuqtë ngjyrë rozë janë parë nëpër revytë e modës. Ndonëse kësaj radhe buzëkuqtë ngjyrë rozë nuk kanë qenë me shumë shkëlqim, siç jemi mësuar t’i shohim shpesh, për këtë pranverë preferohet përdorimi i nuancave më të zbehta.

Image

6. Ngjyrat e errëta

 ‘Marchesa’ ka thyer të gjitha tabutë të cilat kishin të bënin me përdorimin e ngjyrave të errëta vetëm gjatë stinëve më të ftohta. Në promovimin e produkteve të kësaj kompanie,janë parë modelet të cilat kishin përdorur buzëkuq me ngjyrë të errët. Andaj, nëse edhe ju jeni adhurues të këtyre ngjyrave, nuk keni nevojë të prisni pranverën për t’i përdorur! 

Image

7. Ngjyra e argjendtë

Ndonëse nuk është pritur që ngjyra e argjendtë të shfaqet nëpër revytë e modës kompania ‘Betsey Johnson’, na ka befasuar të gjithëve. Buzëkuqi me ngjyrë të argjendtë nuk është i përshtatshëm të përdoret në përditshmëri, megjithatë përdorimi i tij në mbrëmjet e ngrohta pranverore është më shumë se i qëlluar. 

Image

(Kosova Sot)