7 këshilla palestre për t’u bërë atlete më e mirë

  • 30 July 2015 - 23:23
7 këshilla palestre për t’u bërë atlete më e mirë

Pa marrë parasysh se a merreni me not, çiklizëm apo me vrapim, më poshtë mund t’i gjeni disa këshilla për t’u bërë atlete e përkryer. Pjesa mentale, puna e palodhshme dhe talenti janë pjesë shumë të rëndësishme të punës, mirëpo më e rëndësishmja, ashtu siç mund ta vëreni edhe nga këshillat e mëposhtme, është përkushtimi dhe dhënia e maksimumit  

1. Vetëbesimi

Vetëbesimi është shumë i rëndësishëm në luftën për t’u bërë atlete më e mirë. Nëse nuk keni vetëbesim, do të jeni e zhgënjyer me gjithçka që bëni. Mirëpo, nëse keni vetëbesim, gjithmonë do ta gjeni mënyrën për t’u ngritur dhe kurrë nuk do ta pranoni dështimin.

2. Jepeni maksimumin!

Nëse dëshironi të bëheni atletja më e mirë, duhet të jepni gjithçka nga vetja. Pa marrë parasysh sesi ndiheni, duhet ta gjeni fuqinë e brendshme për të dhënë maksimumin. Nëse angazhoheni maksimalisht në atletikë, gjithmonë do të ndaheni e kënaqur me rezultatet.

3. Vendosmëria

Atletika, sikurse edhe vetë jeta, ka shumë batica dhe zbatica, mirëpo më e rëndësishmja është që ju të pajtoheni me to dhe pa marrë parasysh se çka ndodh, të vazhdoni punën e palodhshme. 

4. Shumëllojshmëria e ushtrimeve

Për të parë përmirësime të vazhdueshme në performancën tuaj prej atleteje, duhet të ndryshoni sa më shpesh ushtrimet tuaja. Nëse nuk dini shumë lloje ushtrimesh, kontaktoni ndonjë trajner palestre, pasi që ai mund t’ju ndihmojë.

5. Komunikoni me trupin!

Komunikimi me trupin është pika kyçe për arritje të suksesit. Shumica e atleteve profesioniste lëndohen shumë rrallë, pasi që ato komunikojnë me trupin e tyre. Nëse keni dhimbje të gjurit, mos bëni ushtrime të këmbëve atë ditë. Nëse ndiheni shumë të lodhura, jepini vetes një ditë pushim. 

6. Konsumimi i proteinave

Ushqimi është një tjetër pjesë shumë e rëndësishme e këtij misioni. Është shumë esenciale që para se të filloni me ushtrime të ushqeheni me proteina të mjaftueshme dhe të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe pasi t’i keni përfunduar ushtrimet.

7. Flini mjaftueshëm

Studimet tregojnë që femrat të cilat flenë rreth nëntë orë, janë atlete më të mira. Pasi që jo të gjitha femrat mund të flenë kaq shumë, rekomandohet që të paktën të flenë për shtatë orë në ditë, nëse dëshirojnë të përmirësojnë performancën e tyre prej atletesh. 

(Kosova Sot)