Studimi/ Femrat me të pasme të mëdha janë më të zgjuara

  • 03 December 2017 - 08:35
Studimi/ Femrat me të pasme të mëdha janë më të zgjuara

Ky studim nuk ka lidhje me të pasmet e bëra me silikon apo ndonjë mënyrë tjetër që ka dalë kohët e fundit.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar se gratë me të pasme më të mëdha se mesatarja, nuk janë vetëm më inteligjente, por gjithashtu shumë rezistente ndaj sëmundjeve kronike. Sipas një studimi të publikuar nga ABC News rezulton se femrat me të pasme më të madha kanë tendencën të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit dhe kanë më shumë gjasa të prodhojnë hormone për të metabolizuar sheqerin.

Sipas studimit, këto femra, kanë më pak gjasa të kenë diabet ose probleme me zemrën. Dhe të kesh të pasme të mëdha, kërkon shumë yndyrë të OMEGA 3, të cilat katalizojnë zhvillimin e trurit. Studiuesit zbuluan gjithashtu se fëmijët e lindur nga gratë me të pasme të gjëra janë intlektualisht më superiorë ndaj fëmijëve të nënave me linja më të vogla.

Duke pasur një prapanicë të madhe gjithashtu favorizon nivelet e leptinit në trupin femëror, i cili është një hormon përgjegjës për rregullimin e peshës, dhe dinopektina, një hormon me atribute anti-inflamatore, vaskulare-mbrojtëse dhe anti-diabetike.

(Kosova Sot)