Kurat natyrale për kujdes ndaj lëkurës gjatë stinës së dimrit - Femra - Kosova Sot
Kurat natyrale për kujdes ndaj lëkurës gjatë stinës së dimrit

Kurat natyrale për kujdes ndaj lëkurës gjatë stinës së dimrit

Tashmë jemi futur në stinën më të ftohtë të dimrit dhe përveç gardërobës, është shumë e rëndësishme ta ndryshoni edhe mënyrën se si kujdeseni për veten, sidomos në aspektin e kujdesit ndaj lëkurës. Pa marrë parasysh problemet, me të cilat mund të ballafaqoheni gjatë stinës së dimrit, gjithmonë ekziston një ilaç natyral, që i trajton ose i parandalon ato. E, më poshtë jua kemi sjellë disa produkte, të cilat mund t'i përdorni në rutinën tuaj për kujdes ndaj lëkurës gjatë stinës së dimrit,raporton Gazeta Kosova Sot

TRANGULLI Trangulli është qetësues, andaj është shumë e kuptimtë që funksionon për qetësimin e problemeve të lëkurës gjatë dimrit. Fletëzat e trangullit mund të përdoren për trajtimin e qeskave që shfaqen në lëkurën nën sy, si dhe për trajtimin e pjesëve tjera të lëkurës.

VAJI I KOKOSIT Vaji i kokosit është duke u përdorur në masë të madhe në rutinën e kujdesit për lëkurën kohëve të fundit, për shkak të vetive hidratuese që ka. Në fakt, ekspertët e kujdesit ndaj lëkurës thonë që vaji i kokosit është produkti natyral më hidratues, që mund të gjendet në treg.

PANXHARI Panxhari përmban sasi të madhe të lëndëve ushqyese, përfshirë këtu hekurin dhe si i tillë ju ndihmon që lëkura juaj të duket e shëndoshë dhe e freskët. Panxhari është ideal për trajtimin e lëkurës, andaj duhet ta provoni sa më shpejt.

GJALPI SHEA Ekspertët thonë që gjalpi shea është njëri nga ilaçet natyrale më të mira për t'u përdorur për trajtimin e lëkurës, veçanërisht gjatë dimrit. Përdoreni këtë produkt natyral për ta zbutur e hidratuar lëkurën në fytyrë, duar dhe në trup, pa marrë parasysh se sa ftohtë është jashtë.

UJI I TRËNDAFILIT Nëse keni lëkurë normale, uji i trëndafilit është produkti që ju nevojitet. Kjo, pasi që ky produkt ju ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe në të njëjtën kohë lufton infeksionet. Nëse jeni duke kërkuar ndonjë produkt të përshtatshëm për tonifikimin e fytyrës, përdoreni ujin e trëndafilit.

LËNGU I LIMONIT Nëse shenjat e pleqërisë dhe të diellit janë duke ju munduar gjatë këtij dimri, atëherë zgjidhja juaj më e përshtatshme është lëngu i limonit. Ky produkt funksionon edhe në largimin e toksikëve dhe si rrjedhojë jua mundësojnë ta përftoni një lëkurë të butë dhe të pastër. Përdorimi i rregullt i lëngut të limonit për trajtimin e fytyrës ju ndihmon edhe në eliminimin e yndyrës së tepërt në lëkurë dhe jua ofron një shkëlqim natyral të lëkurës. 

(Kosova Sot)

6 orë e 15 minuta më parë
21/09/18