STILI MË I BUKUR I FLOKËVE PËR VITIN 2018

  • 05 December 2017 - 17:07
STILI MË I BUKUR I FLOKËVE PËR VITIN 2018

Bëhet fjalë për një stil të popullarizuar, të cilin e keni parë kudo, por nuk e keni ditur se do të jetë hit gjatë vitit të ardhshëm

Nëse këtë sezon doni të ndryshoni diçka te vetvetja, por edhe të përcillni trendët, atëherë ky është një stil i flokëve me të cilin nuk do të gaboni. Bëhet fjalë për flokët tërësisht të drejta, ku këtë stil tanimë e kanë pranuar me të dyja duart edhe shumë zonja të famshme, të cilat e kanë reklamuar atë në raste të veçanta, duke filluar nga Alessandra Ambrosio, Mila Kunis dhe Rita Ora, e deri te Jourdan Dunn dhe Nicole Kidman. Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për aktore, manekine dhe këngëtare. Edhe pse duket si një stil i lehtë për t'u kopjuar, duhet ta keni të qartë se do t'ju duhet brusha e flokëve, një tharje më e kujdesshme e flokëve me tharëse, hekuri për hekurosjen e flokëve dhe shumë produkte që do t'i mbajnë flokët në këtë gjendje. Ky stil fantastik i flokëve do t'iu rrijë më mirë vajzave me flokë të gjata, gjysmë të gjata, por edhe me flokë më të shkurtra, sikur që preferohen këtë sezon. 

(Kosova Sot)