Si ta gjeni stilin më të mirë të flokut në bazë të formës së fytyrës?

  • 06 December 2017 - 18:36
Si ta gjeni stilin më të mirë të flokut në bazë të formës së fytyrës?

Vitit 2017 po i afrohet fundi. Nuk jemi këtu për t'ju thënë si t'i rregulloni dhe si mos t'i rregulloni flokët. Por nëse keni nevojë për një ndryshim dhe nuk dini prej nga t'ia filloni, ja disa udhëzime që këshillojnë stilin më të mirë të flokut në bazë të formës së fytyrës.

STILI MË I MIRË I FLOKUT PËR FYTYRË TË RRUMBULLAKËT, "SHTRESAT E GJATA"

Image

 Siç thotë stilistja e njohur për flokun Riawna Capri: "Forma e fytyrës është si xhinset. Edhe nëse ju dhe mikja jote keni të njëjtën madhësi, njërës i rrinë më mirë". Më shumë kujdes kushtoni formave të fytyrës. Shikoni Gigi Hadid-in. Ajo ka fytyrë të rrumbullakët me faqe të gjera dhe të buta. Shtresat e gjata të flokut shfaqin më të mirën e saj. "Edhe floku i rrumbullakët funksionon, por floku i thatë është më i përshtatshëm", thotë edhe Rodney Cutler.

STILI MË I MIRË I FLOKUT PËR FYTYRË OVALE, NJË "LOB I RRITUR"

Image

"Floku i Elizabeth Olsen në fakt është një "lob" i rritur", thotë stilisti i flokut, Mark Townsend. Pasi që forma e fytyrës së Olsen është pothuajse ovale, asaj i përshtatet secila prerje (lum për ju që keni fytyrë si ajo), derisa Townsend thotë se ky është një prej trendëve më të shfaqur për momentin."Kjo prerje është krejt për gjatësinë dhe majat e hapura", shton ai.

STILI MË I MIRË I FLOKUT PËR FYTYRË NË FORMË TË ZEMRËS, "BALLUKET E HAPURA"

Image

 Zonjat me fytyrën në formë të zemrës (ku fytyra jua është më e gjerë në majë dhe vjen në një pikë të më të ngushtë në mjekër) mund të lozin me disa lloje të gjatësisë së flokut, thotë stilisti Frederic Fekkai. "Ato femra me formë të fytyrës si zemër, pa marrë parasysh gjatësinë, e shkurtë apo e gjatë, mund t'i mbajnë balluket që janë të drejta në fytyrë", shpjegon ai. Halle Berry në mënyrë të përsosur sjell këto balluke deri në linjën e vetullave.

STILI MË I MIRË I FLOKUT PËR FYTYRË KATRORE, "SHUMË SHTRESA"

Image

T'jua kujtojmë, nëse keni fytyrë të gjerë dhe specifika këndore, në mënyrë të theksuar te linja e mjekrës, ju kualifikoheni si një person me fytyrë në formë të katrorit, kështu që përcaktohuni për një prerje të flokut që është e butë dhe me shtresa."Format kanë shumë shtresa nxjerrin në pah lëvizjen", thotë stilisti Rodney Cutler."Nëse përcaktoheni për balluke, krijoni lëvizje në një efekt gjithëpërfshirës ose duke rrumbullakuar qoshet".

 STILI MË I MIRË I FLOKUT PËR BALLË TË MADH, "CILADO FORMË E BALLUKEVE"

Image

"Nëse keni ballin e madh, balluket janë zgjedhja e duhur për secilën femër", këshillon Frederic Fekkai. "Natyrisht, trashësia e flokut dhe cilësia duhet të konsiderohet së pari". Balluket janë të vështira për t'ju nxjerrë për femrat me flokun e trashë dhe kaçurrelet, e në rastin tuaj provoni një stil me shtresa më të shkurta në vend të gjatësisë deri te mjekra. Heq pak nga pesha e flokut dhe ofron flokut formë të hatashme. Nëse keni flokun kaçurrele dhe dëshironi balluke, mos keni frikë, merrni shembull Solange Knowles, me balluke të shkurta dhe me shumë volum.

STILI MË I MIRË I FLOKUT PËR TË TËRHEQUR VËMENDJEN TE SYTË, "NDARJE E THELLË NGA ANASH"

Image

 Një ndarje e struktë në qendër gjithë fokusin do ta dërgojë në qendër të fytyrës, që nuk do të ishte mirë për asnjërën femër për të tërhequr vëmendjen tej hundës së tyre. "Krijoni volum në linjën e flokut larg nga fytyra me një ndarje të thellë", këshillon Rodney Cutler. Në shkëmbim të kësaj, do të sjellë vëmendjen më tepër te sytë sesa te specifikat që ju doni t'i mbuloni.

STILI MË I MIRË I FLOKUT PËR SHUMICËN E FORMAVE TË FYTYRËS, "LOB ME SHUMË VOLUM"

Image

Është vështirë të gjendet një stil dhe formë si kjo e prerjes së flokut për shumicën e formave të fytyrës, por kjo prerje 'lob' është në trend pothuajse për secilën. Stilistja e flokut Jen Atkin është përkujdesur që këtë stil ta kenë yjet si Khloé Kardashian, Jenna Dewan Tatum dhe Chrissy Teigen.

(Kosova Sot)