6 ide të ndryshme për "eyeliner" - Femra - Kosova Sot
6 ide të ndryshme për "eyeliner"

6 ide të ndryshme për "eyeliner"

Prodhimet e kozmetikës dhe teknikat e grimit kanë ndihmuar shumë femra që të duken të bukura dhe të kenë vetëbesim në vete. Me këto 6 ide të ndryshme për "eyeliner", edhe ju do të jeni të bukura dhe do të ndiheni me vetëbesim, gjithashtu.

SYMACE

Image

 Efekti "Cat Eye" vazhdon si numër një në trendin e grimit për sytë. Është teknikë e guximshme që zakonisht përdoret për raste të veçanta, sidomos natën. Bëhet me ngjyra neutrale, por arrihet edhe me shumë maskarë në qerpikë dhe hije të argjendtë apo të artë të syve. Por, duhet pasur kujdes kur tërhiqni linjën e trashë sepse shumë 'eyeliner' e bën më pak të veçantë dhe pa shije.

ÇFARË DUHET TË BËNI:

Image

Linjën e jashtme të syrit e vizatoni me 'eyeliner' me ngjyrë të zezë dhe, pak nga pak, e trashni derisa duket e ngjashme me trashësinë e linjës së treguar në foto. Më pas tërhiqni nga anash, larg nga linja, dhe e mbushni me të zezë solide.

EYELINER-I ME NGJYRË

Image

Eyeliner-i me ngjyrë ka efekt të ri dhe të freskët, ideal për t'ju dhënë shkëlqim syve të mëdhenj. Mund të arrini me bazë të errët dhe shtresat e toneve që kërcejnë në majë. Vetëm pjesa e sipërme e syrit vijëzohet, duke përfunduar me një linjë anësore. Çfarë duhet të bëni: Filloni me linjën me ngjyrë të errët, menjëherë mbi rrënjët e qerpikëve. Pastaj, duke ndjekur të njëjtën linjë, shtoni pak ngjyrë.

LINJA E PLOTË E JASHTME

Image

Linja e plotë e jashtme ndan karakteristikat e njëjta me Symace, por ideja është që linjën ta tërhiqni në mënyrë më diskrete. Linjën e plotë të jashtme mund ta përdorni si natën po ashtu edhe ditën. Nuk duhet kombinuar me hije të syve e as me shumë maskarë. Çfarë duhet të bëni: Nga jashtë sytë i vizatoni me një linjë të mirë, por keni kujdes mos te bëni shumë këndore. Shmangni këtë teknikë nëse keni sy të vegjël apo në formë të bajameve.

LAJNERI I DYFISHTË

Image

Lajneri i dyfishtë është stil shumë i ndejshëm që mund ta përdorni vetëm për raste gjatë natës. Kërkon më shumë teknikë, por mund ta provoni derisa të arrini përsosmërinë. Linjat tërhiqen në kapakun e sipërm dhe të poshtëm, por nuk duhet të lidhen. Për t'ju ofruar dukje edhe më elegante, mund t'i plotësoni me hije perlë të syve. Çfarë duhet të bëni: Bëni linjën në kapakun e sipërm, duke përfunduar me një linjë nga anash. Më pas, njëjtë veproni dhe në kapakun e poshtëm.

LINJA E TRASHË

Image

Me këtë stil eyeliner-i do të jeni në gjendje të arrini një dukje elegante. Është i përsosur për punët që i bëni gjatë ditës, në qytet apo edhe në plazh. Kujdes, maskara duhet të aplikohet me precizitet në qerpikë. Çfarë duhet të bëni: Filloni duke aplikuar një bazë të butë sipër kapakëve të syve, më pas tërhiqni një linjë të zezë. E trashni linjën në pjesën e jashtme të syve dhe kjo është e tëra.

LINJA GREKE

Image

 Femrat me sy të vegjël dhe në formë të bajameve mund të arrijnë një dukje të sofistikuar dhe dukje më me shkëlqim përmes linjës greke. Bën që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe më të rrumbullakët. Linja greke funksionon për ditën apo natën. Dukjen kombinojeni me hije të bardhë apo hije të syve me ngjyra. Çfarë duhet të bëni: Linjat të tërhiqen jashtë linjës së syrit. Më së miri funksionon me maskarë në qerpikë dhe shije të ndritshme për sytë.

(Kosova Sot)

5 orë e 28 minuta më parë
21/10/18