Fshehtësia e vetullave arabe: Përfundimisht zbulohet receta që vetullat tuaja të jenë të përsosura

  • 08 December 2017 - 08:02
Fshehtësia e vetullave arabe: Përfundimisht zbulohet receta që vetullat tuaja të jenë të përsosura

Vetullat e bukura janë pasqyra e bukurisë së secilës femër që përkujdeset për dukjen e saj, por jo gjithmonë janë në gjendje të kujdesen për to. Arsyeja është problemi me shëndetin ose grimi jocilësor. Krejt çfarë ju nevojitet për vetulla cilësore janë këta dy përbërës: Vaj ulliri; Një rriskë limoni.

Përgatitja:

Rriskën e limonit e vendosni në gotë dhe ia shtoni 4 lugë vaj ulliri. E mbuloni gotën me kapak dhe e lini që të qëndrojë për pesë ditë. Pas kësaj, për çdo mbrëmje me rriskën e limonit fërkoni vetullat. Më së miri ta lini të veprojë gjatë natës. Këtë shprehi ta aplikoni për 3 deri 4 javë. Rezultatet e para do t'i vëreni që pas javës së parë të tretmanit. Nëse keni pak durim dhe nuk dëshironi të shpenzoni të holla në prodhimet e kozmetikës për kujdesin ndaj vetullave, që nuk japin rezultat, për rritjen e tyre përdorni edhe vaj ricini, që është lirë dhe preparat efikas dhe i pasur me aminoacide polio të ngopura, që e ushqejnë qimen nga brenda si dhe e stimulojnë rritjen e saj.  

(Kosova Sot)