Përgatitjet natyrale që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë - Femra - Kosova Sot
Përgatitjet natyrale që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë

Përgatitjet natyrale që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë

Sa investoni në produktet për fytyrë? Në këtë industri thonë se nëse dëshironi fytyrë ëndrrash, duhet blerë produktet e tyre. Para se të përcaktoheni për këtë produkte 'ëndrrash', në vijim ju sjellim alternativat e shëndetshme me përbërës natyralë.

Image

Tërshërë dhe ujë Kjo maskë është e përsosur për fytyrë të yndyrshme. Tërshëra heq vajin tepër nga fytyra derisa përkujdeset edhe për puçrrat dhe njollat e zeza. Përbërësit: 3 lugë tërshërë; ¼ e gotës ujë. Udhëzimet: Përzieni tre lugë tërshërë me ujë; I përzieni për të pasur një përzierje të butë. Aplikimi: E shpërndani në çdo pjesë të fytyrës. E lini të veprojë për 20 minuta. Pas 20 minutave, shpëlani me ujë të ftohtë. 

\

Image

Banane dha mjaltë Bananet i japin fytyrës dobi të rëndësishme. E hidratojnë dhe e furnizojnë me nutriente. Shtojnë elasticitetin derisa reduktojnë rrudhat. Përbërësit: ½ e bananes; 1 lugë mjaltë. Udhëzimet: Së pari, e shtypni bananen me pirun. Më pas, shtoni lugën e mjaltit dhe i përzieni për të formuar një pastë të butë. Aplikimi: Me gishtërinjtë tuaj, aplikojeni maskën në fytyrën tuaj me lëvizje të buta qarkore. E lini të veprojë për 25 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohë.

Image

Avokado Avokado është fryt me sasi të madhe të yndyrave të shëndetshme në përmbajtje. E trajtojnë fytyrën si më së miri, e pastrojnë, e hidratojnë dhe i japin shkëlqim. Përbërësit: 1 avokado; 1 limon, i shtrydhur. Udhëzimet: Filloni duke vendosur avokadon në një enë dhe e shtypni derisa të zbutet. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe e përzieni për rreth 20 sekonda. Aplikimi: Kremin e vendosni në fytyrë dhe e shpërndani në të gjitha pjesët e fytyrës. E lini të veprojë për 15 minuta. Për ta përfunduar, e shpëlani me ujë të ftohtë ose të vakët. 

Image

Sodë të bukës dhe ujë Për çdo ditë, fytyra është e ekspozuar ndaj shumë baktereve që bëjnë dëme, duke shkaktuar njolla, akne dhe duke e tharë lëkurën. Kjo tretje e sodës së bukës me ujë përkujdeset për vajrat dhe papastërtitë. Përbërësit: 2 lugë sodë të bukës; 2 lugë ujë mineral. Udhëzimet: Sodën e bukës e vini në një enë dhe ia shtoni ujin mineral. I përzieni me lugë. Aplikimi: Shpërndajeni përzierjen në krejt fytyrën tuaj. (kujdes sytë). Do të ndjeni një të djegur të lehtë. Nëse djeg tepër, duhet ta hiqni menjëherë. E lini të veprojë për 20 minuta. Më pas, e shpëlani me shumë ujë.

Image

 

Uthull të mollës dhe tonik uji Uthulla e mollës freskon fytyrën, ekuilibron pH-në dhe i ofron lagështi. Po ashti i rigjallëron edhe indet. Përbërësit: 1 lugë uthull molle; 1 gotë ujë; Një pikatore. Udhëzimet: Shtoni ujin dhe uthullën e mollës në shishe dhe përzieni mirë. Aplikimi: Pasi të keni përdorur një maskë natyrale, spërkateni fytyrën me këtë përzierje. 

(Kosova Sot)

11 orë e 4 minuta më parë
24/09/18