Gjashtë mënyra të përdorimit të vajit të arganit

  • 31 July 2015 - 16:28
Gjashtë mënyra të përdorimit të vajit të arganit

Argani së fundmi ka gjetur përdorim të gjerë në shumë produkte të bukurisë, megjithatë mund të përdoret edhe thjesht si vaj. Më poshtë i kemi renditur disa nga mënyrat e përdorimit të vajit të arganit .

1. Në ushqim

Njëri nga përdorimet e pazakonta të vajit të arganit është në zierje. Mirëpo, nëse mëtoni që këtë vaj ta përdorini për ushqime, duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të përdorni vaj special për zierje, e jo atë që përdoret për produktet e bukurisë.

2. Për lëkurë të thatë

Nëse keni probleme me lëkurë, atëherë vaji i arganit mund të jetë shpëtim për ju. Vaji i arganit është një zbutës i përkryer për trup e fytyrë, për shkak të vitaminës E, të cilën e përmban.

3. Ilaç për flokë

Vaji i arganit gjithashtu ka një ndikim të madh edhe në shëndetin e flokëve tuaj, duke trajtuar një sërë problemesh të flokëve. Ai mund të përdoret nëse keni probleme me fundin e fijeve të flokëve apo vuani nga shprishja e flokëve. Gjithashtu, vaji i arganit është ilaç edhe për lëkurën e kokës e cila vazhdimisht kruhet.

4. Kundër plakjes

Të gjitha femrat kanë shumë mëdyshje rreth efektit të produkteve kundër plakjes dhe një rol të madh e luan edhe çmimi i tyre. Nëse edhe ju jeni në mesin e atyre femrave, provojeni nëse vaji i arganit do të ketë ndikim, duke përdorur një sasi shumë të vogël për largimin e rrudhave dhe për zbutjen e lëkurës. 

5. Për këmbë dhe thonj

Këmbët bëjnë një punë shumë të madhe, andaj edhe meritojnë një trajtim dinjitoz. Vaji i arganit trajton lëkurën e irrituar në shputat e këmbëve. Vaji i arganit është shumë i mirë edhe për trajtimin e thonjve dhe lëkurës përreth tyre, andaj mundohuni ta bëni rutinë të ditës suaj.

6. Për buzë

Përfundimisht, edhe nëse jeni shumë të kujdesshme për përdorimi. (Kosova Sot)