SI TË ZGJIDHNI DEODORANTIN?

  • 09 December 2017 - 17:32
SI TË ZGJIDHNI DEODORANTIN?

Spray, stick, roll-on apo krem...

Çfarë lloj deodoranti duhet zgjedhur për t’u mbrojtur gjatë gjithë ditës? Për t’u ndjerë e freskët dhe për të luftuar kundër erës së djersës, rëndësi ka të zgjidhni një deodorant të mirë. Por ne humbasim në pafundësinë e produkteve që ofron tregu. Zbuloni më poshtë se si duhet zgjedhur deodoranti i që ju duhet në bazë të nevojave tuaja!

Djersitja

Djersitja është një fenomen natyral dhe normal. Ajo bën të mundur që trupi të ruajë temperaturën e duhur (37 °C), por djersitja rritet gjatë një sforcimi fizik apo gjatë ekspozimit në nxehtësi. Ajo mund të shfaqet edhe për shkak të një emocioni. Në këtë rast, djersa është e lokalizuar kryesisht poshte krahëve apo në pëllëmbët e duarve.

Erërat e këqia

Djersa në vetvete nuk ka erë të keqe. Janë bakteriet që ushqehen me këtë djersë të cilat çlirojnë erë të keqe. Deodorant apo anti-djersë? Deodorantët bëjnë të mundur të mbulohet era e djersës, ndërsa anti-djersët kufizojnë sekretimin e djersës dhe parandalojnë erërat e këqia. Megjithatë, disa anti-djersa që i gjeni sot në treg i kanë të dy efektet. Këto dy lloje produktesh nuk kanë të njëjtat efekte. Për një efektshmëri më të madhe, duhet zgjedhur një produkt anti-djersë.

Llojet e ndryshme të deodorantëve

Deodorantët aktualisht janë në forma të ndryshme: spray, stick apo xhele. Por cilat janë ndryshimet e tyre? Sprey-t: ato bëjnë të mundur të ndërpritet lokalisht sekretimi i djersës. Përdoren me lehtësi dhe krijojnë ndjesinë e freskisë. Mund të jenë me alkool apo të përhapin një pudër të thatë që shërben si mbështetje për produktet anti-djersë. Ekzistojnë edhe spray në përmasa të vogla që mund t’i mbani në çantë. Roll-on-ët, stick-ët apo kremërat: janë shumë praktike, estetike dhe po aq të efektshme sa deodorantët me sprucim.

Çdo lloj deodoranti ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta

Avantazhi i stick-ut: ai është praktik e sigurt dhe nuk lë njolla. Stick-ët rekomandohen për personat që kanë djersitje të madhe, sepse janë produktet më të efektshme. Avantazhi i roll-on-it: çliron një lëng që thahet shpejt dhe krijon një ndjesi shumë të këndshme freskie. Avantazhi i deodorantit në formë kremi: ai është i butë dhe pa alkool. Është i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme.

Me apo pa alkool?

Alkooli ka efekte antiseptike dhe luan rolin e një konservanti. Ai bën pjesë edhe në përbërjen e parfumit. Në rast se keni lëkurë të ndjeshme, evitoni deodorantët me alkool të cilët mund të ashpër për lëkurën.

Truket për të djersitur më pak

Bëni një higjienë të mirë: uji i dushit dhe një produkt i përshtatshëm higjiene janë mjeti më i mirë për të eliminuar bakteriet dhe djersën. Evitoni përdorimin e lëndëve sintetike dhe pëlhurave të trasha. Përdorni lëndë natyrale (pambukun, linin, leshin).

(Kosova Sot)