“Pesha: 58kg, gjoksi: nr…” Ja gruaja perfekte sipas burrave - Femra - Kosova Sot
“Pesha: 58kg, gjoksi: nr…” Ja gruaja perfekte sipas burrave

“Pesha: 58kg, gjoksi: nr…” Ja gruaja perfekte sipas burrave

Të gjithë pranojmë me një sinqeritet të plotë, që në brendësi ruajmë njëfarë liste kërkesash të cilat partneri ynë duhet t’i plotësojë. Ka njerëz që preferojnë veç brunet, të tjerë e gjejnë dashurinë në sportin e preferuar, kurse për disa të tjerë rëndësi i japin moshës.

Lind pyetja: Çfarë ndodh kur vendosim bashkë të gjitha dëshirat e botës? Cila do ishte gruaja perfekte sipas burrave?

Siti amerikan “Lovoo”, ka intervistuar për këtë arsye mbi 2000 burra dhe rezultatin e arritur po e japim më poshtë.

Gjatësia: 168cm
Pesha: 58kg
Gjoksi: nr.3
Flokët gështenjë dhe sy blu
Të mos ketë flokë të lyera dhe të mos mbajë lente.
Të jetë me një trup të pastër pa tatuazhe
Të çmendet pas futbollit
Të pëlqejë muzikën “Rock”
Të pijë verë të bardhë
Të punojë si infermiere në spital
Të hajë mishin

Të ngasë një “Mini-cooper”
Të preferojë udhëtimet dhe të dalë mbrëmjesh për darkë.

(Kosova Sot)

11 orë e 13 minuta më parë
17/07/18