"The Fashion Awards": Dukjet që secila femër dëshiron t'i huazojë - Femra - Kosova Sot
"The Fashion Awards": Dukjet që secila femër dëshiron t

"The Fashion Awards": Dukjet që secila femër dëshiron t'i huazojë

Të famshmet përfundimisht kanë shtyrë të gjitha barrierat kur bëhet fjalë për veshjet e tyre kur u shfaqën për "British Fashion Awards" ngjarje që ishte mbajtur te "Royal Albert Hall". Por, nuk ishin vetëm rrobat e tyre që po bënin të tjerët ta kthejnë kokën drejt tyre, sepse këtë vit ishte dukja e tyre. Ja yjet që shkëlqyen me grimin dhe stilin e flokut të tyre që secila do të dëshironte ta dinte.

DUKJA MAGJEPSËSE E RITA ORA-S

Image

Rita Ora ka shkëlqyer me dukjet e saj së fundmi dhe ajo po vazhdon me këtë temë me flokun e saj seksi që shkëlqen, me efektin e fortë "smokey eyes" dhe buzëkuqin e hatashëm.

GRIMI PREJ NJË VAMPIRES I HAILEY BALDWIN

Image

Për Hailey nuk është befasi që shfaqet me dukje të guximshme bukurie dhe për këtë e pëlqejmë edhe më shumë. Hija e saj me ngjyrë kumbulle ishte kombinuar me buzëkuqin prej qershie derisa floku i saj ishte ndarë nga anash.

SELENA, E EGËR DHE E LAGUR

Image

 Jemi të mahnitur nga floku prej platini i biondinës Selena. Rregullimi i këngëtares/aktores. Asaj i jep hapësirë të ekspozojë stilin e flokut 'lob', të lagur dhe të egër. Sa i përket grimit, Selena ishte përcaktuar për një buzëkuq me çehren e lëkurës. Na pëlqeu.

VALËT ENGJËLLORE TË STELLA MAXWELL

Image

 Shfaqja e "The Victoria Secret" që u mbajt në Shangai të Kinës mund të ketë përfunduar, por Stella Maxwell ende po ia kemi zili falë valëve të saj engjëllore, që i kishte kombinuar me dukjen e macesë që ishte e përsosur për një dalje natën.

DUKJA E MACES SË IRINA SHAYK

Image

 Irina Shayk nuk ka nevojë të bëjë shumë për ta vjedhur dukjen e të gjithëve kur paraqitet në tepihun e kuq, por çehrja rrezatuese e modeles, dukja prej një mace dhe buzët e saj me shkëlqim e kanë bërë këtë në Londër.

DUKJA E KARLIE KLOSS, SI NJË MBRETËRESHË E AKULLT

Image

 Si nikoqire e shfaqjes, Karlie Kloss ka dashur të lë një përshtypje të paharruar. Me flokun e saj prej platini dhe me çehren e saj të guximshme të kuqe, fytyra e saj pa dyshim se po thoshte: "Mos guxoni të më harroni". Sa e bukur Karlie!

(Kosova Sot)

20 orë e 48 minuta më parë
24/10/18