Trendi i ri veror: Zbulimi i komblikut

  • 31 July 2015 - 18:39
Trendi i ri veror: Zbulimi i komblikut

Së pari zbulohej pjesa anësore e gjoksit, më pas pjesa e poshtme e së fundi edhe pjesa e poshtme e të pasmeve, por tani ka ardhur një tjetër trend, zbulimi i komblikut.

Image

Të famshmet kanë filluar të paraqiten në tepihun e kuq me fustane, të cilat janë të prera, në atë mënyrë që të shfaqin eshtrat e tyre të komblikut, duke krijuar kështu një trend të ri. Kendall Jenner dhe Keke Palmer janë dy nga të famshmet e fundit, që u panë me këtë pamje zbuluese. Zonja Jenner (19) shkaktoi mjaft trazira mes kritikëve, kur u paraqit në ‘MuchMusic Video Awards’ në Toronto me një fustan që ishte i prerë në belin e saj, në qershor. “Pse të bëni vetëm një prerje anësore, kur mund t’i bëni dy?”, pyeti ajo në ‘Instagram’, kur postoi fotografi të saj me fustanin e ‘Fausto Puglisi’-t. Nëna e saj, Kris Jenner, dukej se e kishte aprovuar këtë stil. Ajo postoi në ‘Instagram’ foto të Kendall-it dhe motrës së saj më të vogël, Kylie-s, me shkrimin: “Ju dukeni për mrekulli”.

Image

Keke Palmer (21) e përqafoi këtë trend në ‘BET Awards’. Ylli i mëparshëm i ‘Nickelodeon’  mahniti të gjithë me fustanin metalik nga ‘Alon Livne’ me prerje, të cilat zbulonin komblikun e saj. Të brendshmet janë opsionale, kur shfaqni komblikun, këtë e dëshmoi edhe Paris Hilton në festën e ditëlindjes së saj të 33-të në shkurt. Hilton pati një fustan të prerë nga ‘Alon Livne’, që i linte pak vend imagjinatës. Ajo e përshkroi fustanin për ‘US Weekly’ si fustani i përkryer i llojit të princeshës ‘Barbie’. Por, një gjë është e qartë, gjë të cilën e mësoi edhe reperja Iggy Azalea (24), kur prerjet e larta të fustanit të saj shkaktuan thuajse zbulim të plotë më 2013, kur ishte e pranishme në ‘MTV EMA’: Ngjitësi i dyfishtë është i domosdoshëm. (Kosova Sot)

 

Image
Image
Image