Këtë sezon dëshirojmë dukje natyrale - Femra - Kosova Sot
Këtë sezon dëshirojmë dukje natyrale

Këtë sezon dëshirojmë dukje natyrale

Këtë vjeshtë dhe dimër, ekspertët e grimit sugjerojnë dukje sa më natyrale, sidomos kur bëhet fjalë për kombinimet ditore. Në trend janë tonet e arta për sy, tonet rozë në faqe, ngjyrat e frutave të malit dhe ngjyrat neutrale në buzë. Në rrugë, këtë vjeshtë e dimër do të vërehet grim minimal. Edhe pse quhet dukje pa grim, për arritjen e një dukje si kjo duhet ndarë një kohë të caktuar për të arritur efektin e dëshiruar. Më herët kanë dominuar buzëkuqi pa shkëlqim, e këtë vit pos tyre kthehet edhe shkëlqimi për buzë. Kryesisht në trend janë nuancat e frutave të malit, qofshin me apo pa shkëlqim, derisa gjatë ditës mjafton të aplikoni krem ushqyes për buzë dhe shkëlqim neutral në mënyrë që buzët të duken sa më të fryra. Pos buzëve, këtë sezon theksimi shkon edhe te qerpikët. Dukjen si inspirim nga të gjashtëdhjetat mund ta arrini me disa shtresa të maskarës kualitative. Krahas kësaj, në trend janë vetullat natyrale, paksa jo mirë të rregulluara, prandaj harroni dukjen e tyre dhe lini të rriten. Mund t'i mbushni me xhel që i përgjigjet nuancës natyrale të vetullave tjera. Nëse i vizatoni, bëjeni vetëm aty ku mungojnë qimet, përndryshe mos dilni nga struktura e tyre. Në ditët e ftohta të dimrit fytyra do të jetë më pak e yndyrshme, prandaj nuk ka nevojë për preparate të tepërta pa shkëlqim. Por, pasi po ju ofrohemi festave të fundvitit, mund të luani me pak më shumë shkëlqim dhe theksues. 

(Kosova Sot)

6 orë e 51 minuta më parë
20/10/18