“Cider + Spice”: Njihuni me trendin më të ri në ngjyrosjen e flokut - Femra - Kosova Sot
“Cider + Spice”: Njihuni me trendin më të ri në ngjyrosjen e flokut

“Cider + Spice”: Njihuni me trendin më të ri në ngjyrosjen e flokut

Ngjyrosja e flokut me efektin e fillesave të “hijezuara” në vazhdën e teknikave “palm painting” dhe “bronzin”, janë vetëm disa nga trendët që e kanë përcjellë gjithë vitin 2017. Trendët e tillë i kanë lansuar ekspertët profesionalë nga sallonet e stilit të flokut kudo nëpër botë, por trendët më të mirë pa kurrfarë dyshimi në teknikat më të reja të ngjyrosjes na i serojnë stilistët nga Los Anxhelosi, të cilët të parët dalin me risitë interesante. Tashmë është Ryan Weeden, pronar i sallonit kalifornian “Spruce” dhe edukator ndërkombëtar, ka sjellë teknikën dhe ngjyrën “cider + spice”, e cila vjen si frymëzim nga teknika “balayage”. Në sallonin e tij vijnë femra nga të gjitha anët e Amerikës, në mënyrë që t’ia dorëzojnë flokun duarve të ekspertit dhe të kanë teknikën  “balayage” në kombinim me fillesat e ndritshme të arta. “Cider + Spice” është kombinim i ngrohtë “balayage’ dhe kombinim i mëndafshtë i kanellës, bakrit dhe fillesave të verdha, e Ryan e ka arritur duke ngjyrosur pjesë të mëdha të flokut me tone të ngrohta, në mënyrë që midis tyre të shtonte detaje të verdha. Nëse jeni në kërkim të një nuancës së re të flokut me rastin e festave, ndoshta kjo është ideale për juve. 

(Kosova Sot)

9 orë e 48 minuta më parë
19/04/18