MASKA MË E MIRË RINUESE PËR ZONËN RRETH SYVE - Femra - Kosova Sot
MASKA MĖ E MIRĖ RINUESE PĖR ZONĖN RRETH SYVE

MASKA MĖ E MIRĖ RINUESE PĖR ZONĖN RRETH SYVE

Kjo maskë e thjeshtë e natyrale ndikon si maskë rinuese për kujdes ndaj zonës rreth syve. Shumë mirë e rivitalizon lëkurën, redukton ënjtjen, rrudhat, qeskat nën sy dhe e zbardhë lëkurën. Ka ndikim shumë të butë në lëkurën e ndjeshme nën sy, pa ngacmime, është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk ka kurrfarë kundërindikacione. Mjafton që të aplikohet dy herë në javë kjo maskë e thjeshtë dhe lëkura rreth syve do të jetë pa qeska, do të zbardhet, do të bëhet e lëmuar, e shtrënguar dhe elastike. Përbërësi kryesor i saj është - patatja! Patatja përmban enzimënme emrin katehol, që shpesh përdoret edhe në preparate kozmetike. Provojeni, përgatitet shumë lehtë, ndërsa është shumë efikase. PËRBËRËSIT: - 2 lugë gjelle patate të freskët të grirë; - 2 pjesë garzë. PROCEDURA: Pataten e grirë e vendosni në garzat e përgatitura (nga një lugë në secilën pjesë) dhe i aplikoni në zonat rreth syve, në mënyrë që garza të qëndrojë mbi patate. Maskën e mbani për 20-30 minuta.

(Kosova Sot)

1 orë e 5 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa