PESË KËSHILLA TË RËNDËSISHME GRIMI PËR STINËN E DIMRIT - Femra - Kosova Sot
PESĖ KĖSHILLA TĖ RĖNDĖSISHME GRIMI PĖR STINĖN E DIMRIT

PESĖ KĖSHILLA TĖ RĖNDĖSISHME GRIMI PĖR STINĖN E DIMRIT

1. PRODUKTET E QËNDRUESHME NDAJ UJIT

Grimi i qëndrueshëm ndaj lëngjeve nuk është vetëm për stinën e verës, kur djersitemi më shumë se zakonisht, mirëpo duhet përdorur edhe gjatë stinës së ftohtë të dimrit, kur kemi të bëjmë me pothuajse të gjitha reshjet e mundshme: shi, borë, breshër e vesë. Andaj, është e rëndësishme të siguroheni që të gjitha produktet që përdorni të jenë të qëndrueshme ndaj ujit: lapsi i vetullave, ‘liner’-i, maskara, fshehësi dhe buzëkuqi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. PËRDORNI PUDËR PËR GRIM MË TË QËNDRUESHËM

Shmangia e përdorimit të pudrës gjatë stinëve të ngrohta është një gjë e mençur, mirëpo, në stinët e ftohta të vitit, përdorimi i pudrës është tejet i rëndësishëm: Pudra jo vetëm që e ‘rehaton’ grimin tuaj, mirëpo ofron edhe një dukje mat të produkteve të grimit, duke ua mundësuar të keni një pamje të ngrohtë në pikë të dimrit!

3. PËRDORENI THEKSUESIN ME KUJDES

Ndonëse shumë njerëz e mendojnë të kundërtën, theksimi është një hap shumë i rëndësishëm në rutinën e grimit gjatë stinës së dimrit. E tëra që duhet të bëni është të tregoheni e kujdesshme në përzgjedhjen e nuancës së theksuesit që përdorni, si dhe në aplikimin e tij në pjesët më tërheqëse të fytyrës.

4. PËRQENDROJENI VËMENDJEN NËPËRMJET NUANCAVE TË NDEZURA

Sikurse edhe në stinët e tjera edhe gjatë sezonit të dimrit është e rëndësishme që ta përqendroni vëmendjen në një pjesë të caktuar të fytyrës suaj. Andaj, nëse dëshironi që vëmendja të përqendrohet në pjesën e poshtme të fytyrës, përzgjidhni buzëkuq me ngjyrë më të ndezur dhe sigurohuni që grimi në pjesën tjetër të fytyrës të jetë më natyral. E, nëse dëshironi që vëmendjen ta përqendroni në pjesën e epërme, përdoroni hijezues të syve me ngjyra të ndezura. Gjithsesi, harmonia e nuancave që përdorni është tejet e rëndësishme.

5. PËRDORNI PRODUKTE NË FORMË KREMI

Të gjithë e dimë që dimri me vete sjellë edhe të ftohtit, që rrjedhimisht nënkupton lëkurë të thatë. Andaj, për ta balancuar këtë gjë është e rëndësishme që gjatë dimrit të përdorni produkte në formë kremi e ta shmangni përdorimin e produkteve në formë të pudrës. Produktet e tilla, përveçqë ua zbusin lëkurën, janë edhe më të qëndrueshme.

(Kosova Sot)

4 orë e 38 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa