Angelina Jolie zbulon regjimin e ushqimit të saj: "Prandaj nuk trashem kurrë"

  • 17 December 2017 - 07:59
Angelina Jolie zbulon regjimin e ushqimit të saj:

Atë që zakonisht e ka ngrënë për kafjall e ka lënë për darkë, e në mëngjes ka një shujtë të majme. Edhe kishte efekt. Ishte bashkuar me një nutriciste dhe së bashku kanë thurur një plan të ekuilibruar. Nëse zëvendësoni sasinë e kalorive që e konsumoni në mëngjes me atë që e konsumoni në darkë, kjo në masë të madhe ndryshon mënyrën se si trupi e shkrin energjinë, përkatësisht të njëjtat kalori. Në praktikë kjo do të thotë se kafjalli duhet të jetë I majmë dhe energjik. Poenta është që të hani në kohën e duhur e më pas të keni ditë aktive. Në mëngjes metabolizmi është më i shpejtë, e me kalimin e ditës ai bie. Jolie ka deklaruar se në të kaluarën ka shmangur kafjallin, vetëm kishte pirë kafe, por me kalimin e kohës e kishte vërejtur se kjo shprehi e dëmshme kishte filluar të ndikonte në shëndetin e saj, por edhe në linjat. Tash e disa vite, ajo konsumon një kafjall të majmë, e për darkë konsumon atë që në fakt e konsideron si kafjall - një enë me muesli me qumësht.

(Kosova Sot)