Për shpinë me lëkurë që shkëlqen

  • 01 August 2015 - 15:00
Për shpinë me lëkurë që shkëlqen

Në mënyrë që shpina juaj, në fakt lëkura e shpinës suaj, të jetë pa njolla, e butë dhe pa të meta të tjera, për fillim i nevojitet një piling. Sugjerohet që një gjë të tillë ta bëni me kripë deti dhe vaj eterik sipas dëshirës, ndërsa gjithë kësaj përgatitjeje t’i shtoni edhe qumësht. Kur gjithçka të keni përzier, pilingun e vendosni në shpinë, bëni masazh me diçka të butë apo edhe me duar. Pas disa minutave shpinën e pastroni me ujë, e thani mirë dhe  lyeni me losion apo qumësht me bazë vajrat eterike.

(Kosova Sot)