Një trend i ri i grimit festiv/dimëror

  • 19 December 2017 - 17:46
Një trend i ri i grimit festiv/dimëror

Nuancat ngjyrë ari dhe argjendi, si dhe ajlajneri për sy si të maces janë klasikë të dimrit. Por, nëse doni diçka të re, atëherë “Instagram” sjell diçka të tillë për ju.

Blogerët “beauty” kanë sajuar shprehjen “starliner”. Bëhet fjalë për teknikën e vizatimit të linjës në kapakët e syve me anë të yjeve shkëlqyes. Mund ta harroni ajlajnerin e zi të lëngët dhe brushat e holla, përdorimi i të cilave kërkon shumë durim. Krejt çka duhet të bëni tani, është që ta zbukuroni linjën e epërme të qerpikëve me yje të vegjël.

Para se t’i vendosni yjet shkëlqyes, duhet ta grimoni syrin me hije të errët kozmetike. Yjet shkëlqyese me ngjyra të ndryshme mund t’i përdorni edhe nëse ju pëlqen grimi neutral. Ato duken shumë bukur. Pasi që me yje ta keni arritur formën e duhur, vendoseni fiksuesin për grim, apo xhelatinën.

 “Starliner” është frymëzuar nga gjithësia, e cila mbretëron këtë vit në botën e modës dhe grimit. Artistët e grimit e promovojnë këtë trend sidomos gjatë sezonit të festave, kur kjo mënyrë e grimit është më e preferuara. 

(Kosova Sot)