Top trendët femërore për 2018-ën

  • 21 December 2017 - 16:37
Top trendët femërore për 2018-ën

Nga 'mijëvjeçari pink', prerjet e fustaneve e deri te bluzat "Gucc", 2017 ka qenë një vit që do ta mbajmë në mend sa i përket modës. Dhe tani "Pinterest" ka parashikuar top trendët për vitin 2018 

Image

"Logomania" po kthehet

Për pak kohë, më shumë subtilitet në modë ishte e preferuar për shumicën e femrave. Por, në vitin 2018, veshjet me logo pritet të bëjnë një rikthim në mënyrë të madhe. Kjo tashmë është parë në vitin 2017 me veshjet si prerjet e fustaneve "Dior", bluzat "Gucci" dhe "Puma". Ky trend i rrugëve përzien ikonografinë e brendeve derisa logot në muajt e fundit janë shtuar për 200 për qind. 

Image

Vathët e mëdhenj

Me bizhuterinë e ndritshme që lënë gjurmë - kujtojeni "Haus of Dizzy" -hit i madh në vitin 2017, nuk është befasi nëse ky trend do të vazhdojë edhe në vitin 2018. Që nga vathët e mëdhenj me strukturë të metalit të rëndë, vathët janë të mëdhenj si kurrë më parë. Kjo dukje është rritur për 947 për qind. 

Image
Image

Pantallonat e gjerë te këmba

Megjithëse xhinset e ngushta dhe pantallonat e ngjitur për këmbë ende janë në modë, "këmbëgjatat" do të jenë një "must-have" i gardërobës për vitin 2018. Në fakt, sipas të dhënave nga "Pinterest", 'këmbëgjatat' kanë një rritje mbresëlënëse prej 213 për qind. 

 

Image
Image

Beretat 

Ky aksesor shumë i adhuruar e i mahnitshëm që është zhdukur nga pistat e modës për pak kohë më 2017, ato prapë kanë filluar të kthehen nëpër pistat e botës. Si rezultat i kësaj, bereta franceze do të jetë shtesë e gardërobës vjeshtore për vitin 2018. Beretat janë aq popullore sa që mbajtja e tyre është rritur për 269 për qind. 

Image
Image

 

Plastika sjell të përsosurën

Harroni mëndafshin dhe pambukun, 2018 ka të bëjë vetëm me plastikën. Plastika transparente dhe lëkura e lyer janë plastika që parashikohet gjithkund deri në pranverë. Ky trend po rritet për 110 për qind. 

Image

Ndarjet u kthyen

Gjatë vitit 2017, me rastin e ndarjes së shpërblimeve nëpër tepihun e kuq, nuk kishte ndonjë risi, por ndarjet apo prerjet e fustaneve pritet të janë shumë më popullore më 2018. Kjo veshje që bie në sy dhe detajet e tejdukshme në tunikë dhe fustanet me gjatësi mesatare, pantallonave u japin një avantazh të papritur. Trendi i tyre u rrit për 147 për qind këtë vit. 

Image

Këpucët me xixa

Femrat nga mbarë bota hapin e tyre do ta hedhin me zbukurime me xixa në vitin 2018. Perlat, detajet kanë qenë një hit i vërtetë këtë vit, por se do të jenë edhe më popullore në vitin 2018 kjo nuk ka fije dyshimi. Ky trend ka një rritje për 222 për qind këtë vit.

(Kosova Sot)