MEGHAN MARKLE ZBULON FSHEHTËSITË E BUKURISË SË SAJ - Femra - Kosova Sot
MEGHAN MARKLE ZBULON FSHEHTËSITË E BUKURISË SË SAJ

MEGHAN MARKLE ZBULON FSHEHTËSITË E BUKURISË SË SAJ

E adhuruara e medieve botërore, Meghan Markle, është ikona e re e stili dhe të gjithë duan ta duken si ajo. Meghan Markle pëlqehet nga të gjithë, prandaj të gjithëve ju intereson gjithçka rreth saj.

Pudrën përdoreni mesatarisht

Mos aplikoni pudër në krejt fytyrën nëse kjo nuk është e nevojshme."Pasi nuk dua t'i mbuloj të gjitha njollat e mia, pudrën e aplikoj vetëm në pjesë të caktuara të fytyrës, ku kam probleme me parregullsitë".

Rritni sytë në mënyrë vizuale

Për të mos u dukur të lodhura, në anën e brendshme të syve aplikoni "highlighter' të mirë. Detyrimisht përdorni dredhuesit e qerpikëve dhe aplikoni maskarë.

Kthejani volumin flokut

"Stilistja ime për flokë gjithmonë më detyron ta ul kokën dhe t'i hedh flokut për t'i vënë sprejin për larje të thatë. Pas kësaj kthej flokun prapa dhe ndihem krejt e freskët", shpjegon ajo.

Brusha e dhëmbëve mund të ketë shumë funksione

"Kur udhëtoj, në brushën për dhëmbë aplikoj pak llak për flokë dhe vetëm i tërheq nëpër fillesat që nuk janë 'të qeta'. Kjo fshehtësi është e përsosur kur flokun e keni të grumbulluar në majë të kokës", shpjegon bukuroshja.

Ushtroni muskujt e fytyrës

"Unë bëj ushtrime për fytyrë pa marrë parasysh sa qesharake mund t'i duket dikujt. Falë tyre, kam forcuar muskujt në faqe dhe nofulla, kështu që fytyra është në formë të jashtëzakonshme".  

(Kosova Sot)

8 orë e 25 minuta më parë
15/08/18