Stilistët zbulojnë stilet e flokut për vitin 2018

  • 22 December 2017 - 16:32
Stilistët zbulojnë stilet e flokut për vitin 2018

Marrë parasysh se jemi në muajin e fundit të vitit, besojmë se jeni drejtuar më shumë nga ajo se çfarë sjell Viti i Ri, sidomos kur bëhet fjalë për trendët e rinj. Ajo që ka rëndësi është të jeni në hap me ndryshimet derisa ne ju paraqesim top trendët e stileve të flokut që do të janë kryesorët në vitin që po hyjmë

Image

'Bob' me balluke

Stili i flokut "Bob' dhe të gjitha variantet e tij nuk e lëshojnë fronin as në vitin 2018, sidomos kur në pyetje janë trendët aktualë. Prandaj, nëse deri më tani nuk e keni bërë, kjo është mundësia e duhur që ta freskoni dukjen e flokut tuaj dhe të vendoseni për stil më të shkurtë ose ndoshta edhe variant paksa më të gjatë të stilit. Po ashtu, aktual është kombinimi me balluke, me variante të lehta. Ajo që ky stil i flokut e ka përparësi është se floku gjithnjë duket i rregulluar dhe shkon me të gjitha format e fytyrës.

Image

Floku i argjendtë dhe kaçurrelat

atyrisht, këtu janë edhe propozimet për të gjitha ato që duan të bëjnë eksperimente dhe ato që duan diçka stil më ekstravagant kur ngjyrosja e flokut është në pyetje. Derisa vitin e kaluar aktuale ishin nuancat e hirta, stilistët për vitin që po vjen ofrojnë më shumë shkëlqim, kështu që floku metalik i argjendtë do të jetë opsion për të gjitha ato femra që duan që stili i tyre të jetë në hap me kohën. Po ashtu, lajm i mirë është se edhe flokët kaçurrele do të jenë trendi numër një.

Image

Stilet e flokut me volum dhe floku i ngjyrosur i verdhë i pluhurosur

Porosi e rëndësishme për të gjitha zonjat që duan që stili i tyre të jenë në hap me trendët më të rinj - volumi i flokut është diçka që përfundimisht duhet ta kërkoni e kjo flokut tuaj i shton hijeshi, sidomos nëse keni flokë të gjatë. Natyrisht, volumi nuk vjen nga qielli, por duhet të kujdeseni ju vetë. Natyrisht, edhe biondinat do të jenë në formë gjatë vitit që po vjen. Por, nuanca që do të jetë, sidomos në fokus, është nuanca e pluhurosur e verdhë. 

Image

Stilet retro dhe bishtalecat klasikë në stilin e të 90-ave

Në fund sjellim dy propozime për flokun e lidhur si dhe për flokun e lirë. Po ashtu, nëse adhuruese e stilit retro, atëherë kjo me siguri se do t'ju pëlqejë. Propozimi i parë është bishtalec klasik, që thekson linjat e fytyrës tuaj, ku shkon edhe bizhuteria romantike, si vathët për shembull. Mund të aplikoni edhe në variante më elegante, me kombinimin e veshjes natyrisht. Propozimi tjetër është bishtaleci i lidhur si në vitet e nëntëdhjeta. 

(Kosova Sot)