Si mos t'ju pëlcasin çorapet e najlonit? - Femra - Kosova Sot
Si mos t

Si mos t'ju pëlcasin çorapet e najlonit?

Ekspertët e modës thonë se ekziston një fshehtësi e shkëlqyeshme si t'i mbroni çorapet e najlonit që të mos pëlcasin - para se t'i vishni thjesht i futni në ngrirës. Udhëzimet janë kështu, së pari çorapet e najlonit i futni në ujë, i vendosni në një qese e më pas i futni në ngrirës. Le të qëndrojnë aty gjithë natën. Në mëngjes i shtrini sipër radiatorit dhe mund t'i vishni pa pasur fije frikë se do të pëlcasin. Ky veprim i forcon fort fibrat në çorapet e najlonit dhe kështu bëhen më rezistente ndaj dëmtimeve. Stilistja Denise Caldwell thotë se ngrirja e çorapeve të najlonit ruan edhe ngjyrën, parandalon formimin e pikave. Pos te çorapet klasike të najlonit, kjo fshehtësi ka efekt edhe te ato si rrjetë.
 
(Kosova Sot)

5 orë e 57 minuta më parë
25/09/18