Fustanet më të kërkuara të 2017-ës që janë ideale për pritjen e Vitit të Ri - Femra - Kosova Sot
Fustanet më të kërkuara të 2017-ës që janë ideale për pritjen e Vitit të Ri

Fustanet më të kërkuara të 2017-ës që janë ideale për pritjen e Vitit të Ri

Derisa viti 2017 po i numëron ditët e fundit dhe po përgatitemi për vitin 2018, gjithnjë e më shumë na kap euforia 'çfarë të veshim për natën e Vitit të Ri'? Nëse ju nuk e dini përgjigjen për këtë pyetje, përgjigjen e di 'Google", që njëherësh sjell kombinimin më të mirë për natën më të gjatë të vitit

Image
Fillojmë me propozimin e dy dezenëve kur fustani kimono është në pyetje, që me siguri se ju pëlqejnë. Një është tipik me lule, me lule të mëdha, me dekolte të thellë, me rrip prej sateni që thekson belin tuaj si dhe cep sateni, që dukjes tuaj në përgjithësi i jep elegancë. Këtu është edhe fustani femëror me ngjyrë të zezë prej mëndafshit me gjatësi deri te gjysma e kofshëve, po ashtu në stilin kimono, dezeni i të cilit është veçanërisht me efekt - linja të imëta asimetrike që theksojnë figurën tuaj, duke e bërë më vitale. Beli theksohet shumë përmes rripit të hollë.
Image

Nëse dëshironi të shkëlqeni në plotësi dhe të shfaqni një fustan kimono të stilit klasik, atëherë ju preferojmë qepjen e tyre tradicionale - pa dekolte, me prerje të butë në qafë, detyrimisht me dezen me lule dhe me gjatësi nën gjunjë. Ajo që është e sigurt është se do të jeni të mahnitshme dhe shumë elegante, me linjat e theksuara të një femre. Modeli përcjell linjën e trupit dhe thekson belin. Me një fustan si ky shkojnë një palë vathë diskret, si dhe një çantë e vogël me ngjyrë të zezë. 

Image

E tani t'i erëzojmë paksa gjërat për shkëlqimin e Vitit të Ri kur zgjedhja e fustaneve kimono është në pyetje. Propozimi i parë është një fustan me gjatësi mesatare, me ngjyrë të argjendtë, e cila edhe pse nuk është tipike, edhe më tutje me prerjen e vet kujton në modelin kimono, kthesa në mëngë dhe material efektiv të argjendtë nga i cili fustani thekson dhe heq dilemat. Natyrisht, për të gjitha ato që mendojnë se për Vitin e Ri duhet të vishen në të kuqe, fustani i shkurtë i mëndafshtë me dekolte të thellë në këtë ngjyrë ka efektin e vet, është një kombinim që në cilëndo natë ajo që e vesh do të jetë një yll. 

Image

Mbetemi edhe më tutje në shenjë të shkëlqimit dhe xhinglave që janë shenjë mbrojtëse e argëtimit të mirë dhe atmosferës festive. Të dy modelet nga fotografia dalin nga modeli bazë kimono - mëngë të gjera dhe bel të prerë dhe atë në nuanca të argjendta - fustani i parë në variantin pa shkëlqim, e dyta në "shining disco ball". Ajo që është kryesore është se në kombinimet si këto do të jeni diva e modës. 

Image

Dhe, në fund, të gjitha ato zonja që pëlqejnë tonet e ndritshme. Ja propozimi romantik për modelin kimono, që në materiale të lehta, me jakë në formën "V" dhe me rrip përreth belit, përfshihen në zgjedhjen elegante të Vitit të Ri. 

(Kosova Sot) 

2 orë e 53 minuta më parë
24/04/18