Problemet më të shpeshta me rastin e formësimit të vetullave

  • 02 August 2015 - 13:25
Problemet më të shpeshta me rastin e formësimit të vetullave

Vetullat e bukura dhe të formësuara mirë janë zbukurim në fytyrën e femrës. Megjithatë, nëse gaboni diku, rezultati mund të jetë tërësisht i kundërt. Artistja e grimit, Tracy Gills, zbulon këshillat, me ndihmën e të cilave do t’i shmangni gabimet

Vetullat jo të rregullta

Edhe pse proverbi thotë: “Vetullat duhet të jenë motra, por jo binjake”, ka më shumë të tilla që duken se nuk janë aspak të lidhura familjarisht. Me rastin e formësimit të vetullave shkoni në drejtim të këndeve të brendshme dhe të jashtme të syve, dhe përpiquni që të jenë sa më simetrike.

 Vetullat që nuk janë më

Nëse me shkulje të tepërt të vetullave keni mbetur pa to, atëherë është mirë që të mendoni për grimin afatgjatë. Do të ishte mirë që një e tillë të mos ndodhë fare, e për këtë arsye shmangeni shkuljen e tepërt të vetullave derisa mundeni. Mirëmbani që të kenë dukje sa më natyrale, me intervenime të vogla.

Vetullat tepër të holla

Kjo mund të ndodhë me kalimin e viteve dhe është një dukuri krejtësisht natyrale. Edhe këtë mund ta shmangni, duke i mbajtur vetullat në gjendje sa më natyrale me shumë pak formësime, në mënyrë që të përshtaten më mirë me fytyrën tuaj.

Vetullat tepër të trasha

Vetullat tepër të trasha do të theksohen më shumë se sytë dhe pjesët e tjera në fytyrë, që do të duhej të theksoheshin. Ashtu sikur që të hollat mund ta transformojnë krejtësisht fytyrën, në mënyrë të padëshiruar, efektin e njëjtë mund ta kenë edhe vetullat tepër të trasha. Format e ndryshme të vetullave u përshtaten femrave të ndryshme. Femrat e reja ndjekin dukje më glamuroze, e ato më të vjetra dëshirojnë t’i formësojnë vetullat, në mënyrë që në aspektin vizual t’i “ngritin” sytë tyre për t’u dukur më të reja.

Vetullat me ngjyrë të gabuar

Vetullat tepër të ndritshme ose të errëta do të krijojnë kontrast dhe nuk do ta paraqesin fytyrën në mënyrë të duhur. Ngjyra e vetullave duhet të përshtatet me ngjyrën e flokëve dhe me ngjyrën e lëkurës suaj. Gjatë zgjedhjes së ngjyrës ideale do t’ju ndihmojnë ekspertet, mos eksperimentoni vetë me një gjë të tillë.

(Kosova Sot)