MASKA ME MOLLË DHE MJALTË, PËR NJË TEN TË BUKUR GJATË DIMRIT - Femra - Kosova Sot
MASKA ME MOLLË DHE MJALTË, PËR NJË TEN TË BUKUR GJATË DIMRIT

MASKA ME MOLLË DHE MJALTË, PËR NJË TEN TË BUKUR GJATË DIMRIT

Temperaturat e ulëta dhe era ndikojnë në tharjen e lëkurës, sidomos atë të fytyrës, duke e bërë më të prirë që të çahet. Për këtë shkak, duhet aplikuar maskën adekuate për mbrojtje të fytyrës L exoni në vazhdim si mund ta trajtoni lëkurën tuaj të fytyrës gjatë dimrit, me një maskë me mollë dhe mjaltë. Në mënyrë që lëkura e fytyrës të mos iu dehidrohet as gjatë dimrit, midis tjerash, ju propozojmë që atë ta trajtoni me përbërës tërësisht natyrorë, të cilët me gjasë i keni në kuzhinën tuaj, e të cilët do ta bëjnë atë të shëndetshme, më të butë dhe më shkëlqyese. Maska, e cila përshtatet me këtë përshtypje dhe e cila ka treguar rezultate të mrekullueshme, pas një përdorimi të rregullt, është maska me mollë dhe mjaltë. Përgatitet lehtë dhe shpejt, edhe më lehtë vendoset në fytyrë, e efekti i pamjes përtëritëse, pas përdorimit të saj të rregullt, është i garantuar.

PËRGATITJA

Krejt çka ju duhet për përgatitjen e kësaj maske është 1 mollë e madhësisë mesatare, të cilën duhet ta qëroni dhe ta gërryeni, si dhe një lugë e kafes mjaltë. Përbërësit duhen përzier mirë, e më pas të vendosen në fytyrë.

PËRDORIMI

Para vendosjes së maskës fytyrën duhet pastruar mirë me ujë të vakët, në mënyrë që të hapen poret e lëkurës, e lëkura të jetë sa më e përgatitur për absorbimin e përbërësve ushqyes. Nevojitet që maska të veprojë 15 deri 20 minuta, e më pas ta shpëlani, po ashtu me ujë të vakët. Lëreni lëkurën që të teret vet, mos përdorni peshqir. Këtë maskë përdoreni deri në 2 herë në javë, gjatë tërë dimrit.

SI VEPRON KJO MASKË?

Molla përmban thartirën, e cila ia kthen lëkurës elasticitetin dhe shkëlqimin rinor, më pas aty është edhe vitamina C, e cila e hidraton lëkurën dhe ndihmon krijimin e kolagjenit dhe elastinës; vitamina B, e cila ka rëndësi meqë pengon pamjen e lëkurës së çarë; si dhe beta karotina që rrit qëndrueshmërinë e lëkurës. Edhe mjalti është i njohur për funksionin e tij hidratues, është i pasur me minerale, por ka edhe një veprim antibakterial në lëkurë, gjë që e plotëson tërë këtë tretman natyror. Nëse lëkura juaj është e prirë që të krijojë zbokth, atëherë kësaj maske mund t'ia shtoni edhe një lugë vaj ulliri. 

(Kosova Sot)

3 orë e 35 minuta më parë
22/10/18