Kombinimet për natën më të gjatë të vitit

  • 27 December 2017 - 17:46
Kombinimet për natën më të gjatë të vitit

E dimë se tashmë ju ka kapur euforia e pritjes së Vitit të Ri. Natyrisht, secila bukuroshe mendon se çfarë do të veshë për këtë mbrëmje të paharruar. Në lidhje me këtë, zakonisht gjithsecila është në dyshim për fustanet, por ne ju sjellim kombinimet për të shkëlqyer në një natë si kjo.

Image

KOMBINEZON 

Nuk po ia fillojmë rastësisht nga kjo gardërobë, kur në pyetje janë kombinimet - kombinezoni në raste të tilla është i duhuri. Do të ndiheni mirë dhe rehat, por kjo kurrsesi nuk do të thotë se njëkohësisht nuk keni zgjedhur veshje elegante, madje edhe opsion shik. Kombinezoni thekson feminitetin tuaj, e ju zgjidhni atë që i shkon më mirë figurës dhe linjës tuaj. Le të jetë me bel të ngushtë, sepse zgjat figurën tuaj, do të dukeni më vitale. Mund të zgjidhni një njëngjyrësh, ose me dezen, si ai me linja. Natyrisht, kombinezoni i zi është gjithmonë opsion, elegant dhe me stil. Qepja e rrafshët dhe dekolteja e thellë, mund t'ju shërbejnë si inspirim.

Image

JINI YLLI I DISKOTEKËS

Për të gjitha juve që planifikoni një argëtim të çmendur në ndonjë diskotekë, ekzistojnë edhe disa propozime për juve e që nuk janë fustanet. Një bluzë nga sipër me xixa, ose një xhaketë komplet dhe pantallona me ngjyrë të zezë përfundimisht janë gjëja e qëlluar nëse dëshironi të jeni ylli i mbrëmjes. Bluzën nga sipër më së miri do të ishte ta kombinoni me xhinse të ngushta apo me pantallona me ngjyrë të zezë, e sa i përket bizhuterisë, në të dyja rastet duhet të jetë diskret. Grimi jo aq shumë i rënë në sy, edhe pse në një natë si kjo gjithçka lejohet, a jo që duhet të dallohet duhet të jetë buzëkuqi i kuq. 

Image

BLUZAT ELEGANTE

Këtu jemi te eleganca. Për të arritur një efekt të tillë, krejt çfarë ju nevojitet është një bluzë efektive që më së miri përshtatet me pantallonat. Nuancat që më së miri i përshtaten një rastit si ky janë ato teget dhe ngjyra e zezë.

Image

PANTALLONA EFEKTIVE

Nëse propozimet për diskotekë ju kanë pëlqyer, atëherë me siguri se edhe ju për një natë si kjo do të dëshironi të vishni pantallona të argjendta, apo një variant më të lehtë. Imagjinatës tuaj përmes kombinimeve mund t'i shtoni edhe çizme të shkurta, pallto rozë, aksesorë si kapelë, bluzë me detaje, xhaketë me lule - gjithsesi se do të jeni shik dhe moderne. 

Image

PANTALLONA DHE PALLTO 

Image

Siç edhe e dini vetë, klasikja nuk mund të përjashtohet kur moda është në pyetje, e nëse e aplikoni këtë stil, edhe për natën e Vitit të Ri duhet ta vishni. Pantallonat dhe palltoja në komplet gjithmonë janë të duhurat, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për njëngjyrëshe apo në dezen më ndryshe. 

(Kosova Sot)