“Smokey eyes” i ndritshëm – grimi i krijuar për pritjen e Vitit të Ri

  • 28 December 2017 - 23:00
“Smokey eyes” i ndritshëm – grimi i krijuar për pritjen e Vitit të Ri

Festat po vijnë e bashkë me to edhe ato mundimet e lezetshme – çfarë të vishet për pritjen e Vitit të Ri, si dhe si të koordinohet grimi me veshjen. Ajo që për çdo vit na mahnit nga fillimi është se grimi flet për veten e tij dhe na e lejon gjithë lirinë e botës, që do të thotë më shumë shkëlqim, xhingla, e sot flasim më shumë për grimin dhe theksimin e syve. Në vazhdim në mënyrë më të detajuar flasim për grimin e ndritshëm “smokey eyes” për dukjen e përsosur për natën më të gjatë të vitit.

 

Me siguri se pajtoheni me ne që teknika “smokey eyes”, që në mënyrë të përsosur përshtatet me grimin për natën, një të tillë që do ta dëshironi natën e Vitit të Ri, qoftë në shtëpi me të afërmit tuaj apo nëse shkoni në ndonjë ndejë të çmendur, ju do të jeni të përsosura.  Ajo që është e sigurt është se disa nuanca të përziera në mënyrë të përsosur do t’i japin hijeshi të thellë dukjes tuaj dhe do t’i vënë vulën dukjes tuaj.  Por, kësaj radhe nuk do të ndalemi aty, sepse edhe pse është atmosferë festive, nuk mundet të kalojë pa shkëlqim e pa xhingla dhe pa hije të ndritshme. Kështu që, përfshini edhe ato në pajisjet e grimit nëse dëshironi të shkëlqeni në natën e Vitit të Ri. Natyrisht, mundësitë e zgjedhjes të grimit të ndritshëm “smokey eyes” duket se janë të larmishme – mund të jenë të ngrohta kafe dhe nuanca të arta, apo përfshini ato ku mbizotërojnë hija e zezë dhe ajo e hirtë, me shkëlqim diskret, apo me shumë xhingla në vete.

Image
 

Hija e ngrohtë ngjyrë kafeje me ‘eyeliner’ të ndritshëm të argjendtë – për glamur diskret, ose hija me shkëlqim në ngjyrën e arit të vjetër për theksimin momental të grimit.

Image

 

Edhe një fakt se teknika ngjyrë kafeje “smokey eyes” dhe xhinglat e arta gjithmonë janë bashkim i qëlluar, sidomos për natën e Vitit të Ri.  

Image

 

Natyrisht, këtu është edhe opsioni i shumicës së femrave për grimin e argjendtë -të hirtë për sytë, që vjen në fazonin e teknikës “smokey eyes”.

Image

 

Nëse dëshironit të shtoni pak ngjyrë:

Në secilin rast, me xhinglat dhe teknikën e syve “smokey eyes” në natën e Vitit të Ri nuk do të gaboni.  

Image

 

(Kosova Sot)