KËTA 9 TRENDË BUKURIE DO TË JENË TË MËDHENJ GJATË VITIT 2018

  • 30 December 2017 - 08:58
KËTA 9 TRENDË BUKURIE DO TË JENË TË MËDHENJ GJATË VITIT 2018

Se Viti i Ri vjen me risi e dëshmojnë edhe këta 9 trendë që do të jenë kudo që i hedhim sytë vitin e ardhshëm

Buzët me xixa

Vitin e kaluar, Pat McGrath ka paraqitur industrisë së modës buzët e pluhurosura me shkëlqim dhe dukja do të jetë po aq e freskët edhe në vitin 2018. Krejt çfarë duhet të bëni është aplikoni pak shkëlqim apo buzëkuq të lëngshëm dhe hidhni pak shkëlqim nga sipër me gishtin e unazës.

Vetullat metalike

Së pari erdhën vetullat e mprehta, më pas ato të valëzuara dhe tani kemi vetullat metalike, me theksues super-subtil për vetullat tuaja, që duket modest dhe këndshëm. Përzieni pak vazelinë apo xhel ngjyrë kafe me hije të bronztë të syve, më pas e hidhni me brushë në vetulla për një përfundim të butë. Apo vetëm provoni këtë maskarë bakri dhe të artë nga "H&M"

Floku ekstra i gjatë

Jo, jo aq gjatë sa te kyçi i këmbës siç kemi parë edhe më herët këtë vit, por gjatë mjaftueshëm sa kur ishit fëmijë. Nga floku magjik deri te ijët e bukuroshes Kim Kardashian e deri te beli magjik i Beyoncé-s, me një bishtalec bishtkali, do të jetë risia për 2018-ën. 

Buzë të turbullta 

Buzëkuqit e lëngshëm pa shkëlqim e kanë pasur momentin e tyre. Tashmë radhën e kanë buzët e turbullta. Mund ta aplikoni këtë trend duke ndriçuar njollat në cep të buzëve me gishtërinjtë para se buzëkuqi të ketë mundësinë të thahet në tërësi.

Gjithçka me shkëlqim 

Kapakët e syve me shkëlqim ende janë të fortë, por sytë nuk janë pjesa e vetme në fytyrën tuaj që duhet të përfitojnë nga shkëlqimi, që është pjesa ku shkëlqimi i fytyrës ndërhynë. Përcaktohuni për formulën jo-ngjitëse, si "Milk Face Gloss BUY IT" ose "MAC Clear Gloss BUY IT", rreth faqeve dhe eshtrave të faqeve për shkëlqim. 

Shkëlqimi i radhës 

Theksuesin tuaj dërgojeni në nivelin tjetër me një xixëllim. Artisi nga "MAC", Regan Rabanal e krijon këtë dukje duke aplikuar krem, pluhur theksues dhe disa linja xixash për një ndikim shtesë, e pëlqejmë në gjysmë të fytyrës. 

Formimi i valëve

Me teknikën "formimin e valëve", stilistja e flokut nga Los Anxhelosi, Anh Co Tran, krijon një valë në formë të shkronjës "S" dhe një përzierje të butë në kaçurrele nga poshtë lart. Rezultati: valë të rrëshqitshme.

Nën-lajneri

Nën-lajneri është pjesë e barabartë që rri mirë dhe diçka që rrezikoni, që e dini, është saktë lloj i rrezikut në bukuri që keni për qëllim ta provoni në Vitin e Ri. Provoni lajner të ndritshëm nën linjën e qerpikëve, apo nga poshtlart, në formën e syve të maces apo me lajner me shkëlqim. 

Ngjyra e flokut 'blorange'

Ngjyra e përsosur për dimër, "blorange" (bionde + portokalltë) është ngjyra e re e preferuar. Pigmentet e portokallta janë të vështira kështu që duhet të jeni e gatshme për ta bërë.

(Kosova Sot)