Idetë më të bukura të grimit për pamjen festive - Femra - Kosova Sot
Idetë më të bukura të grimit për pamjen festive

Idetë më të bukura të grimit për pamjen festive

Ja, erdhën edhe festat e fundvitit, kur duhet të vishemi me xixa dhe të aplikojmë një grim adekuat

Buzët e kuqe mat dhe lajneri me krahë

Ka pak gjëra që janë aq ‘evergreen’ dhe klasike sa është kombinimi i lajnerit ‘me krahë’ dhe buzëve të kuqe, sikur ato të modeles dhe aktores amerikane Karrueche Tran. Përpos kësaj,festat janë një rast i mirë për të manifestuar aftësitë tuaja për bërjen e grimit të syve “cat-eye”.

Buzët e kuqe shkëlqyese

Nëse doni që të jeni figura kryesore e ndejave gjatë ditëve të festave, atëherë përcaktohuni për buzë të kuqe, shkëlqyese, sikur ato të Chiara Ferragni-t. Për ta arritur një pamje të tillë, lyejini buzët me buzëkuq të kuq, e më pas lyeni ato me shkëlqyes të kuqërremtë.

Sytë e praruar

Te pamja e Yara Shahidi-t, këtu, gjëja që bie më së shumti në sy, janë sytë e saj. Përkufizoni këndet e jashtme të syve tuaj me një lajner të zi ‘kohl’, më pas përdoreni një brushë përzierëse dhe pak hije të zezë kozmetike, për ta arritur pamjen e syve si të maces. Me anë të gishtave vendosni pak hije shkëlqyese ngjyrë ari në mes të kapakëve tuaj të syve dhe në këndet e brendshme, për ‘prekjen’ finale.

Hija shkëlqyese ngjyrë bakri

Nëse nuk ju pëlqejnë edhe aq ngjyrat ‘normale’ të festave, atëherë përdoreni hijen kozmetike ngjyrë bakri dhe bronzi. Për ta pasur një pamje sikur të bukuroshes Emily, aplikojeni një hije shkëlqyese ngjyrë bakri përgjatë vijës së qerpikëve, më pas aplikojeni lajnerin e zi, rezistent ndaj ujit, në pjesën e epërme, të brendshme dhe në atë të poshtmen të skajit të kapakëve të syve dhe përfundojeni këtë pamje me buzë shkëlqyese, pa ngjyrë.

Sytë shkëlqyes “smoky eye”

Nëse doni që ta keni një pamje më të ‘zjarrtë’, atëherë mundohuni që të dukeni sikur Zendaya. Për ta kopjuar këtë grim të hijshëm, vendoseni një hije të kafenjtë përgjatë kapakëve të syve dhe nën vijën e qerpikëve. Përfundimisht, shtoni ca xixa festive me pak hije shkëlqyese ngjyrë bronzi, përmbi.

Pamje e praruar dhe e formësuar

Pamja e Gigi-t ka të bëjë me kufizimin e eshtrave të mollëzave, në faqe dhe të kapakëve të syve. Për t’u dukur sikur ajo, aplikojeni një hije të hirtë në palën e kapakëve të epërm të syve dhe nën vijën e poshtme të qerpikëve, e më pas bëjeni të njëjtën gjë nën eshtrat e mollëzave, me anë të pudrës. Për ta përfunduar këtë pamje, vendoseni pak hije shkëlqyese kozmetike ngjyrë ari përgjatë kapakëve të syve dhe në qendër të buzëve.

Vetullat dhe buzët e theksuara

Me një ngjyrë buzësh aq të theksuar, sa ajo e Solange-s, juve, në fakt, nuk ju duhet që të shtoni asgjë më shumë, përpos që të keni vetulla të bukura, të krehura dhe të theksuara.

Buzët e bukura, all të kuqe

Për një pamje instant-seksi, përcaktohuni për një buzëkuq all të kuq, paksa të errët, sikur ai i Hailey Baldwin'it.

Pamja neutrale, e patheksuar

Nëse doni që pamja juaj të mos bie aq shumë në sy, por megjithatë të jetë e bukur, sikur kjo e Selena-s, atëherë përdorni ngjyrat e njëjta neutrale për faqe, sy dhe buzë.

E bukura e ngjyrës rozë

Për një pamje të vajzës ultra glamuroze, sikur të Kylie-s, vendoseni hajlajterin në eshtrat e mollëzave të faqeve dhe kompletojeni pamjen tuaj me sy ‘me krahë’ dhe me buzë ngjyrë rozë, pa shkëlqim.

Buzët shkëlqyese, ngjyrë boronice

Pamja e Rihanna-s që shihet në foto, është shumë lehtë që të arrihet, edhe pse bën përshtypje të fortë te të tjerët. Nëse edhe ju doni që të dukeni kështu, atëherë mos e kurseni maskarën, në mënyrë që t’i theksoni qerpikët. Më pas vendoseni një shkëlqyes në buzë, me nuancë boronicash të kuqe, me qëllim që buzët tuaja ta kenë një pamje festive. 

(Kosova Sot)

10 orë e 55 minuta më parë
19/10/18