8 sekrete të bukurisë, të cilat duhet t’i dijë çdo femër

  • 02 August 2015 - 19:51
8 sekrete të bukurisë, të cilat duhet t’i dijë çdo femër

E dimë se ndonjëherë është vështirë të jesh femër, por për këtë shkak ne jemi këtu, që t’ju ndihmojmë...

Edhe pse do të ishim më të lumturat sikur në mëngjes të zgjoheshim me ten të përkryer dhe me flokë edhe më të bukur, kjo nuk është kështu. Për ta arritur këtë, ju ofrojmë disa këshilla.

1. Shiriti ngjitës kundër hijes së tepërt – E dimë se sa irrituese është kur i keni faqet plot hije kozmetike, si dhe grimca, të cilat bien me rastin e vënies së grimit. Këtë sasi të tepërt thjesht hiqeni me pak shirit ngjitës, meqë kjo pjesë e fytyrës nuk do të duhej të dukej sikur rrumbullaku i diskotekës.

2. Me lugë kundër qeskave të syve – Sytë e lodhur dhe të ënjtur, sikur edhe qeskat e syve, do t’i parandaloni duke vënë në sy kompresa sa më të ftohta. Por, mjafton edhe që në frigorifer me ngrirje të thellë të futni dy lugë, duke i lënë që të ftohen sa më shumë, e më pas t’i qitni në sy.

3. Banja e akullt për thonj të terur – Nëse jeni duke u ngutur dhe doni t’i ngjyeni thonjtë, por nuk keni kohë të prisni derisa ata të teren, atëherë më së miri është që t’i futni në ujë me akull. Ata do të jenë të thatë për më pak se një minutë.

4. Pilingu për buzë – Nëse doni që buzët tuaja të jenë gjithmonë të bukura dhe të mirëmbajtura, të gatshme për puthje, atëherë përgatiteni vetë pilingun për buzë. Shtoni pak sheqer në mjaltë dhe ndonjë pikë vaj të ullirit, përzieni mirë dhe me të fërkoni buzët.

5. Përshtateni pudrën me ngjyrë të tenit. Nëse në këto ditë të nxehta rrini më shumë në diell dhe nxiheni, atëherë pudra shumë shpejt do t’ju bëhet tepër e çeltë. Thjesht, shtojini asaj pak pudër më të errët, për ta përfituar nuancën ideale.

6. Aspirina për shputa të çara – Nëse ju mundojnë shputat e çara dhe lëkura e ashpër, atëherë shtypni pesë aspirina, përzieni me pak lëng të freskët limoni dhe përzierjen e përfituar fërkojeni në shputa. Problemi do të zhduket shumë shpejt!

7. Pasta e dhëmbëve për thonj të bardhë – Merreni pastën për zbardhimin e dhëmbëve dhe vendoseni në thonj, duke e lënë që të veprojë për 5 minuta. Pasi ta shpëlani, thonjtë tuaj do të jenë më të bardhë dhe më të përkryer për t’u ngjyrosur.

8. Parfumi për lëkurë aromatike  - Nëse doni t’i hiqni qafe aromat e këqija nga lëkura, sikur që janë ato të gjellëve, apo tymit, atëherë brushën për flokë spërkateni me parfumin e preferuar dhe krihni flokët mirë e mirë.

(Kosova Sot)